×
  • Lajme
  • Lajme

    Telekomi kërkon kompensimin e dëmit të shkaktuar ndër vite nga kontrata me Z-Mobile

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Gjykata Kushtetuese dje ka dalë me një njoftim për aktgjykimin në lidhje me një ankesë të Telekomit, që lidhet me procesin gjyqësor, përmes të cilit Z-Mobile i kërkonte 25 milionë nga Telekomi, që ishte gjobitur nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit.

    Kushtetuesja e ka hedhur poshtë aktvendimin e Gjykatës Supreme dhe të Apelit në lidhje me kontestin e Telekomit dhe Z-Mobile.

    Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Aktvendimi i Supremes dhe i Apelit është në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës.

    E, lidhur me këtë vendim të Kushtetueses ka reaguar Telekomi.

    Përmes një komunikate për media, Telekomi i Kosovës ka shprehur qëndrimin se edhe edhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 i datës 06 korrik 2020, do të duhej të anulohet.

    Komunikata e plotë:

    Telekomi i Kosovës sh.a. përshëndet Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KI84/21, edhe përkundër faktit se nuk janë plotësuar të gjitha pritshmëritë e tij.

    Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh mendimin se shkeljet e konstatuara nga ana e Gjykatës Kushtetuese, zanafillën e kishin qysh në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 të datës 06 korrik 2020,  të cilat pastaj, u legjitimuan së pari me Aktvendimin e Gjykatës së Apelit Ac.nr. 3610/20 të datës 08 tetor 2020dhe pastaj edhe me Aktvendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës CML nr. 12/20 të datës 20 janar 2021.

    Prandaj, pasi Gjykata Kushtetuese ka anuluar Aktvendimet e Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës Supreme, të cilat i kanë legjitimuar shkeljet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh qëndrimin se edhe Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë PPP.nr. 1486/19 i datës 06 korrik 2020, do të duhej të anulohet.

    Pavarësisht kësaj, Telekomi i Kosovës sh.a. shpreh pritshmëritë që në procedurën e përsëritur, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë me profesionalizëm dhe paanësi të gjitha pretendimet ankimore dhe do të marrë një Vendim në përputhje me konstatimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    Telekomi i Kosovës sh.a. beson se ky është vetëm fillimi i vendosjes së drejtësisë lidhur me kontratën tashmë famëkeqe me Z-Mobile. Telekomi i Kosovës sh.a. beson fuqishëm dhe është i bindur se organet e drejtësisë do të fillojnë ta hulumtojnë prej fillimit këtë kontratë, e cila i ka shkaktuar dëme qindra milionëshe Telekomit. Gjithashtu, shpresojmë që vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese të jetë një moment i ri dhe një shtysë e re për institucionet tona të drejtësisë, që Telekomit të Kosovës sh.a. përmes një procesi të ardhshëm gjyqësor, t’i kompensohet dëmi i shkaktuar ndër vite nga kontrata me Z-Mobile.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka kryer të premtën pasdite një bastisje në fshatin Isev i poshtëm të Leposaviqit. Aksionin e bastisjes, për RTKlive...
    Lajme31 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasditës të ketë reshje lokale...
    Lajme31 Maj 2024
    Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tashmë kanë mbetur vetëm 66 të tilla. Pas pastrimit...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2024
    Shumë shqiptarë në vendet evropiane janë inkuadruar në sektorin e ndërtimtarisë. Instituti GAP ka publikuar disa të dhëna për numrin e kosovarëve...
    Lajme31 Maj 2024
    31 maji shënon datën e lindjes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Gjatë ditës nuk munguan as urimet e përzemërta...
    Lajme31 Maj 2024
    Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me delegacionin zyrtar nga Kosova dhe ambasadorin...
    Lajme31 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një tentimvrasje ka ndodhur sot në qytetin e Vitisë. Sipas policisë bëhet fjalë për një grua...
    Lajme31 Maj 2024
    Ministria e Shëndetësisë po vazhdon pa kompromis zbatimin e Ligjit për Kontroll të Duhanit në të gjithë Kosovën. Lidhur me këtë, në...
    Lajme31 Maj 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur në një konferencë për shtyp rreth gjykimit të djeshëm dhe shpalljes fajtor të Donald Trumpit për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.