×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbi vret me thikë gruan e tij shqiptare në Austri

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Një shtetas serb 59-vjeçar ka vrarë sot gruan e tij shqiptare 50-vjeçare në Innsbruck të Austrisë.

    Sipas policisë së provincës austriake të Tirolit, serbi, i cili ende nuk ka arritur të identifikohet, sulmoi me thikë gruan në një apartament të përbashkët, e cila nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, raporton mediumi austriak “Kronen Zeitung”.

    Policia u lajmërua për rastin rreth orës 9:30. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të gruas. “Të gjitha tentativat për reanimim rezultuan të pasuksesshme”, njoftoi kryeprokurorja Katja Tersch.

    Sipas mediumit austriak, arma me të cilën është kryer vrasja është një thikë kuzhine. Vrasësi u gjet në banesë dhe u arrestua menjëherë. Ai nuk rezistoi përgjatë arrestimit.

    Përgjatë ditës së sotme pritet të kryhet autopsia e viktimës.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Pas Kosovës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkuar për vizitë në Mal të Zi. Në një postim në...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion,...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    Superylli i muzikës Beyonce iu bashkua zëvendëspresidentes Kamala Harris në një tubim të fushatës në Hjuston të premten, ku fokusi i natës...
    Të tjera
    Vip26 Tetor 2024
    Në një bisedë me Kevinin, Ana ka kërkuar nga Kevini që të mos e vazhdojnë më “lidhjen” që nuk ka filluar ende....
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur si një akt qyqar, sulmin fizik të ndodhur sot ndaj kryetarit të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Kurti ka...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleksandër van der Bellen, për `Ditën Kombëtare të Austrisë`. Osmani në një postim...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.