×
  • Lajme
  • Lajme

    SBAShK-u nis përgatitjet për protestën e 4 dhjetorit

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar se nga 4 dhjetori do të nisin veprimet sindikale, duke paralajmëruar kështu protestë.

    Në njoftimin e SBAShK-ut bëhet e ditur se kanë nisur takimet konsultative me përfaqësues të këshillave të prindërve, duke filluar me Prishtinën.

    “Në kuadër të këtyre përgatitjeve SBASHK-u ka nisur takimet konsultative me përfaqësues të Këshillave prindërve duke filluar me Prishtinën. Në selinë e SBASHK-ut kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Prishtinës, Ahmet Pllana kanë pritur kryetarin e Këshillit të prindërve Jeton Demi dhe anëtarët e kryesisë së Këshillit të prindërve të Prishtinës Nexhmi Hoxha dhe Besim Cakolli”, thuhet në njoftim.

    Sipas SBAShK-ut, edhe prindërit janë informuar lidhur me situatën në arsim dhe për veprimet sindikale që do të ndërmerren.

    “Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë informuar Këshillin e prindërve për situatën në arsim dhe për vendimin që në mungesë të gatishmërisë për dialog të Qeverisë të fillohet me veprime sindikale. Ata kanë thënë se SBASHK po bën gjithë angazhimet e mundshme që çështja e Ligjit të pagave të zgjidhet drejt përmes dialogut dhe takimeve të sindikatave me përfaqësues të Qeverisë në mënyrë që të mos shkohet në grevë dhe prandaj ka ftuar përfaqësuesit e Këshillave të prindërve që të jenë bashkë me SBASHK-un në këto angazhime me shpresë se mesazhi i përbashkët do të kuptohet drejt nga Qeveria dhe do të nis zgjidhja e drejtë për ligjin e pagave. Nëse edhe këto angazhime nuk japin rezultatin e pritur, atëherë do të ndodhin grevat në tërë sistemin arsimor”, thuhet në komunikatë.

    “Kryetari i Këshillit të Prindërve për Prishtinën Jeton Demi bashkë Nexhmi Hoxhën e Besim Cakollin janë shprehur se përkrahin kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe shprehin respekt për përpjekjet që çështjet të zgjidhen me dialog. Po ashtu kanë lavdëruar angazhimin për gjithë këtë përkushtim në mënyrë që të mos vije deri të grevat që paralizojnë tërë sistemin arsimor. Ata janë shprehur se do të debatojnë me kryesinë e Këshillit të prindërve të Prishtinës për të qenë bashkë me 4 dhjetor në protestë me shpresën se Qeveria do të reflektojë dhe do të arrihet marrëveshje pa pasur nevojë për veprime të tjera”, thuhet në reagim.

    Nesër skadon “ultimatumi” i sindikatave, shëndetësia do të futet në grevë

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Ushtarët e KFOR-it të shtunën kanë kryer një ushtrim për të parandaluar aktivitetin e mundshëm të paligjshëm pranë Vijën Kufitare Administrative. KFOR...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka zhytur Kosovën në një rrugë pa...
    Të tjera
    Vip26 Tetor 2024
    Në një bisedë me Kevinin, Ana ka kërkuar nga Kevini që të mos e vazhdojnë më “lidhjen” që nuk ka filluar ende....
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur si një akt qyqar, sulmin fizik të ndodhur sot ndaj kryetarit të...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Kurti ka...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleksandër van der Bellen, për `Ditën Kombëtare të Austrisë`. Osmani në një postim...
    Bota/Rajoni26 Tetor 2024
    (Radio Evropa e Lirë) – Hetimi ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili u arrestua më 21 tetor nën akuzat për korrupsion,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.