×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Situatë e rëndë me koronavirus në Gjermani

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Kancelarja Angela Merkel e cilësoi si dramatike situatën me koronavirus në Gjermani.

    Ajo bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i shpërndarjes së dozës përforcuese, ndërsa skeptikëve të vaksinimit u tha se nuk është vonë të ndryshojnë mendje.

    “Na duhet përparim urgjent me vaksinat. Do të doja të përfitoja nga ky rast për të bërë një thirrje. Nuk është aspak vonë që të vendosni të vaksinoheni me dozën e parë, sepse ashtu mbroni veten dhe të tjerët”, thotë ajo.

    Merkel kërkoi që të shfrytëzohen përvojat e vendeve tjera.

    “Izraeli dha një shembull se si mposhtet vala e katërt me dozë përforcuese. Prandaj kërkoj mbështetjen tuaj në menaxhimin logjistik, në mënyrë që të përballojmë javët e vështira që po vijnë. Po e them këtë nga shqetësimi i thellë për situatën aktuale”, thotë Merkel.

    Sipas Institutit për sëmundje infektive Robert Koch, rastet e reja me COVID-19 në Gjermani janë shtuar me 52 mijë e 826, ndërsa vala e katërt e pandemisë ka goditur Evropën.

    Shkalla e incidencës javore për 100 mijë banorë është rritur në 319.

    Distrikti Meissen, në lindje të Gjermanisë, kryeson listën e Institutit me një normë incidence shtatë-ditore prej 1.304 rastesh.

    Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Gjermania është vendi i pestë më i goditur në botë nga COVID-19.

    Nga fillimi i pandemisë, në Gjermani janë regjistruar më shumë se 5 milionë infektime dhe mbi 98 mijë vdekje.

    Deri tani të vaksinuar plotësisht janë më shumë se 56 milionë banorë ose 67.7 për qind e popullsisë gjermane.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Analisti Arjan Curri, ka deklaruar se Policia e Shqipërisë kishte informacione që ish-presidenti Ilir Meta i cili u arrestua të hënën, mund...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, me një agjendë të ngjeshur takimesh. Von...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Milka Mesiq (85), gruaja e ish-presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq (89), ka ndërruar jetë, mëson Jutarnji list. Milka Mesiq ka lindur në...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sot do të organizohet një konferencë për media me temën “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”....
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë...
    Vip22 Tetor 2024
    Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës. Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.