×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër skadon “ultimatumi” i sindikatave, shëndetësia do të futet në grevë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Mosmiratimi i Ligjit për Paga, e shumë kërkesa të tjera drejtuar Qeverisë së Kosovës, kanë bërë që sindikalistët e Shëndetësisë dhe Arsimit të ndërmarrin hapa më radikal konform moszbatueshmërisë së kërkesave të tyre.

    Grevë të përshkallëzuar e protesta, po paralajmërojnë këto dy sindikata.

    Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, tha për Front Online se nëse deri të enjten nuk marrin përgjigje atëherë do të ketë masa më radikale.

    “Ajo varet prej Kryeministrit. Ne i kemi dërguar edhe një letër Kryeministrit, para mbledhjes së Këshillit Drejtues që e kemi të enjten, e nëse deri të enjten nuk e kemi përgjigjen nga ana e Kryeministrit, atëherë Këshilli Drejtues vendosë. Por, sipas të gjitha gjasave do të fillojmë me greva të përshkallëzuara, kjo i bie që mu ndërpre puna”, tha Syla për Front Online.

    Ultimatum Qeverisë i ka dhënë edhe Sindikata Arsimit.

    Ndryshe nga ajo e Shëndetësisë, këta afat Qeverisë i kanë dhënë deri më 4 dhjetor që t’i përmbushin kërkesat e tyre.

    Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, tha se nëse nuk realizohen kërkesat, në janar do ta bllokojnë procesin mësimorë.

    “Nëse me datën 4 dhjetor e bëjmë protestën me 150 deri 200 persona, me datën 18 të po atij muaji do ta mbajmë një protestë më të madhe rreth 700 deri 800 pjesëmarrës. Nëse edhe pas kësaj nuk reagon Qeveria, kemi me shku me greva të përshkallëzuara, ndoshta një ditëshe, ndoshta një orëshe dhe në janar do ta bllokojmë në total procesin mësimorë”, tha Ymeri për Front Online.

    Lidhur me këto kërkesa, Front Online ka dërguar pyetje në Qeverisë, mirëpo të njëjtit nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

    Pyetje për këtë çështje, nuk kanë kthyer as Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit.

    Kërkesa kryesore e Sindikatave është miratimi i Ligjit për Paga, i cili sipas tyre do të vendoste barazinë sociale.

    Përveç miratimit, ata po kërkojnë që Qeveria t’i merr parasysh edhe vërejtjet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese për këtë ligj./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Sot rreth orës 18:00 kemi në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Rastin për Front Online e...
    Lajme26 Tetor 2024
    Ushtarët e Komandës Rajonale në Perëndim të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë përfunduar sot një trajnim të përbashkët evakuimi...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Departamenti për Siguri në Qendrën...
    Të tjera
    Vip26 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri është gati për ditën e saj më të veçantë, teksa sot do të kurorëzohet në martesë me Kreshnik Gjergjin....
    Lajme26 Tetor 2024
    Ushtarët e KFOR-it të shtunën kanë kryer një ushtrim për të parandaluar aktivitetin e mundshëm të paligjshëm pranë Vijën Kufitare Administrative. KFOR...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kjo e shtunë në pikën kufitare të Morinit është shoqruar me numër të lartë automjetesh dhe udhëtarësh. Edhe pse temperaturat janë ulur...
    Lajme26 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar se Qeveria e Kosovës e ka zhytur Kosovën në një rrugë pa...
    Lajme26 Tetor 2024
    Rritja ekonomike e paraparë prej katër për qind është e pamjaftueshme, prandaj duhet të jetë dyshifrore për t’i përballuar sfidat me të...
    Sport26 Tetor 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani ka shkëlqyer sot (e shtunë) me ekipin e tij Elversberg në Bundesliga 2, duke shënuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.