×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Skandaloze/ Spitali i Gjakovës e punëson me dallavere infermieren (Dokument)

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Për ta pranuar si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, kandidates Gjyljeta Sylaj i janë rritur “gabimisht” pikët.

    Mirëpo një kalkulim i tillë ia ka siguruar kësaj të fundit një vend të punës në institucionin publik shëndetësor, duke e lënë jashtë listës së të pranuar një kandidate tjetër që ishte vlerësuar me më shumë pikë.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga portali “Front Online”, kandidatja Gjyljeta Sylaj është vlerësuar me 32 pikë në testin me shkrim dhe me 38.8 pikë në testin me gojë.

    Në vend se totali i përgjithshëm i pikëve për këtë kandidate të ishte 70.8, Komisioni katër anëtarësh ia ka ngritur pikët e përgjithshme kësaj kandidate në 79.2 pikë.

    Me ngritjen e këtyre pikëve është favorizuar kandidatja Gjyljeta Sylaj, derisa ka mbetur jashtë listës së të pranuarve kandidatja Albana Gjocaj Kukaj, e cila ishte vlerësuar me 72 pikë, apo 1.2 pikë më shumë se kandidatja e pranuar në punë (Gjyljeta Sylaj), raporton Front Online.

    Pjesë e komisionit përbërës ishin: Afrim Sylejmani, Elza Gjini-Juniku, Edita Efendija dhe Fikrije Dina.

    Nga Komisioni të cilët edhe kanë vlerësuar kandidatët, në një përgjigje për FrontOnline, janë munduar ta relativizojnë skandalin me konkursin publik.
    Madje, ndonëse bëhet fjalë për kalkulime të thjeshta matematikore, ata  kanë thënë se “kanë bërë gabim teknik gjatë bartjes së shënimeve në listën përfundimtare”.

    Megjithatë, nga një “gabim” i tillë një kandidate që ka marrë më shumë pikë ka mbetur jashtë listës së të pranuarve.

    Komisioni: Është bërë gabim teknik në bartjen e pikëve

    “Në emër të komisionit të rekrutimit ju sqarojmë se gjatë bartjes së shënimeve në listën përfundimtare është bërë  një gabim teknik, për të cilën edhe kemi reaguar menjëherë. Lista përfundimtare nuk ndryshon asgjë, renditja e kandidatëve është e njëjtë. Procesi ka qenë transparentë dhe i monitoruar, dokumentacioni është në dispozicion për gjithë kandidatët dhe palët e interesit”, thuhet në përgjigjen e komisionit për FrontOnline.

    Drejtori i spitalit “Isa Grezda”: Nuk kam qasje, Komisioni e ka bërë kalkulimin e pikëve

     Në anën tjetër, drejtori i Spitalit “Isa Grezda”, Hilmi Shala, në një prononcim për FrontOnline nuk ka dhënë sqarime lidhur me këtë çështje, duke thënë se është komisioni ai që ka bërë vlerësimin dhe se drejtori i spitalit nuk ka qasje në këtë çështje.

    “Është institucioni që i bën këto vlerësime, kalkulimin e tyre. Pra drejtori nuk ka qasje në këtë, pjesë, është komisioni që e ka dhënë vlerësimin, është njësia e burimeve njerëzore që merren më këtë pjesë. Për gjithçka është komisioni, është një komision që ka bërë vlerësimin,  është edhe njësia e burimeve njerëzore”, ka deklaruar ai, për FrontOnline.

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime15 Korrik 2025
    Mbi 195 milionë euro qarkullim dhe rreth 10 milionë euro fitim të pastër ka siguruar gjatë vitit 2024 kompania me vetëm 2...
    Hulumtime14 Korrik 2025
    As më pak e as më shumë se 153 kontrata publike në një vlerë që tejkalon 75 milionë euro, ka përfituar gjatë...
    Hulumtime23 Qershor 2025
    Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave...
    Të tjera
    Sport17 Korrik 2025
    Futbolli mund të përballet me ndryshime të mëdha në rregullat e lojës përpara Kupës së Botës 2026, në një vendim që po...
    Lajme17 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë ndaj dhjetë personave për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndihma...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi ka pritur sot në takim shefin e misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro...
    Lajme17 Korrik 2025
    Është bërë publik një vendim i vitit 2024 në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ku tregohet se Salih Mustafa...
    Lajme17 Korrik 2025
    Pas zyrtarizimit të kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka zbuluar edhe sloganin që do të shënojë rrugëtimin e tij në...
    Lajme17 Korrik 2025
    Merita Simnica, Burim Gërguri dhe Ibrahim Krasniqi përgjatë së mërkurës kanë dalë para gjykatores që të mbrohen në heshtje. Përmes korrupsionit, tre...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.