×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Buxheti komunal vjetor, LDK-ja dhe PDK-ja menaxhojnë rreth 350 milionë €

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    38 komunat e Kosovës tashmë janë bërë me kryetarë të rinj pas dy raundeve zgjedhore.

    Ani pse doli si partia e dytë shqiptare sa i përket komunave të fituara 7, LDK do të menaxhojë shumën më të madhe të buxhetit komunal për vitin 2022.

    Nga mbi 560 milionë sa është paraparë të jetë buxheti total i 38 komunave, ky subjekt do të menaxhojë mbi 175 milionë prej tyre. Kjo e fundit është shifra që është grumbulluar nga mbledhja e buxhetit të 7 komunave ku ajo ka kryetarët e saj, Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Lipjan, Junik, Viti dhe Pejë.

    Një hise goxha të madhe të “kuletës” komunale e ka edhe PDK-ja. Ajo qeveris në 9 komuna, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Drenas, Skënderaj, Han të Elezit, Kaçanik, Dragash dhe do të menaxhojë buxhetin e tyre komunal vjetor që është afër 173 milionë euro.

    Me afër 80 milionë euro financa do të menaxhojnë kandidatët e partisë tjetër, AAK-së. Ata drejtojnë pesë komuna, Rahovecin, Deçanin, Gjakovën, Klinën dhe Suharekën.

    Partia në pushtet, LVV që menaxhon me krejt financat e shtetit në zgjedhjet lokale të 2021-s fitoi pos në katër komuna. Kandidatët e saj të shpërndarë në Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime bashkë kanë buxhet vjetor komunal, pak mbi 70 milionë euro.

    E Lista Serbe do të menaxhojë me 31 milionë euro, sa është totali i buxhetit 12 muajsh në 10 komunat ku ajo ka fituar.

    Ilustrimi: Gent Selani

    Prishtina e LDK-së, buxhetin më të madh ndër komuna

    Komuna me buxhetin më të madh është Prishtina.

    “Kuleta” vjetore e Përparim Ramës është 90 milionë euro.

    31 prej tyre do t`i shkojnë për të paguar rrogat e shtesat e stafit të komunës.

    21 janë të destinuara për mallra dhe shërbime, përderisa pos 27 milionë për shpenzime kapitale.

    Mbi 4.7 milionë euro i ka për subvencione.

    Ilustrimi: Gent Selani

    Prizreni i PDK-së, afër 47 milionë euro financa vjetore

    Mbi 47 milionë euro Shaqir Totaj i PDK-së do t`i menaxhojë në Prizren.

    Gati gjysma e tyre, rreth 20 do t`i shkojnë për pagat e shtesat e mbi 3 punëtorëve komunalë.

    Mbi 16 milionë do t`i ketë për shpenzime kapitale.  Afër 7 për mallra e shërbime.

    950 mijë euro janë paraparë për subvencione.

    Prizreni është komuna e PDK-së me buxhetin më të madh nga 9 komuna sa i ka fituar kjo parti.

    Ilustrimi: Gent Selani

    Gjakova, buxhet mbi 26 milionë euro

    Ilustrimi: Gent Selani

    Gjakova është komuna e AAK-së me financat më të mëdha për 2022-n.

    Ardian Gjini, të cilin ky qytet ia besoi edhe një mandat, do të vendosë për afër 8 milionë euro, të destinuara për shpenzime kapitale.

    Mbi 14 milionë ska ku ti çojë tjetër, pos për rrogat e puntorëve të tij.

    Afër 4 milionë janë planifikuar për mallra, shërbime e subvencione.

    Buxheti i Podujevës, mbi 20 milionë euro

    Shpejtim Bulliqi i VV-së ka një buxhet të planifikuar për vitin 2022 prej mbi 20 milionë eurove.

    Më shumë se gjysma, 12 milionë do të derdhen në xhirollogaritë e punonjësve. 7 milionë për projekte kapitale. Mbi 3 për mallra, shërbime e subvencione.

    Ilustrimi: Gent Selani

    Sipas të dhënave nga KQZ pjesëmarrja në rundin e balotazhit ishte 37.85%.

    Në raundin e dytë kanë marrë pjesë 21 komuna, pasi që më 17 tetor nuk kishte arritur të fitonte vetëm njëri kandidat.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes, ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 20 mijë euro për furnizim me pemë e perime për nevojat e FSK-së....
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur pas takimit trelateral që e ka zhvilluar sot në Bruksel me homologun e tij serb,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi ka dalë me njoftim për takimin trepalësh me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë...
    Të tjera
    Vip24 Tetor 2024
    Rezi është shprehur i gatshëm të largohet nga shtëpia për shkak të Gresës, pasi kjo e fundit e akuzoi atë për prekje...
    Vip24 Tetor 2024
    Rezi sërish është nervozuar me Gresën. Duke biseduar me Xhenetën ai i ankohet asaj për të, teksa kjo e fundit e këshillon...
    Lajme24 Tetor 2024
    Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij e...
    Vip24 Tetor 2024
    Sara është acaruar me Gresën brenda shtëpisë. Derisa Gresa po i qëndronte përballë duke vazhduar ironinë ndaj saj, Sara i thotë se...
    Vip24 Tetor 2024
    Drenusha ka biseduar me Vullnetin për Gresën, Ajo i thotë Vullnetit që ka frikë se po e bën të famshme atë, pasi...
    Vip24 Tetor 2024
    Driloni dhe Lela kanë nisur stërvitjet e para. Driloni ia ka mësuar hapat e parë të boksit, njofton Klankosova.tv. Këtë premtim Driloni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.