×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shteti evropian që po i mbyll të pavaksinuarit

    FrontOnline
    16 Nëntor 2021

    Carina, një trajnere e yogas në Vjenë, nuk është e vaksinuar kundër COVID -19 dhe dëshiron të mbetet e tillë.

    Pra, ajo tani është nën izolim, si rreth dy milionë austriakë të tjerë të pavaksinuar.

    Ajo lejohet të largohet nga shtëpia e saj vetëm për arsye esenciale si shkuarja në punë ose blerja për ushqim dhe është e ndaluar të hyjë në kafene dhe restorante. Kështu e takova në një park të Vjenës, ku lejohet të bëjë stërvitje, shkruan BBC.

    Carina thotë se nuk e kupton arsyetimin pas bllokimit dhe se kjo e bën të ndihet e trishtuar.

    “Sot në mëngjes isha duke ecur pranë disa kafeneve”, më tha ajo. “Është pak e çuditshme të shikosh drej tyre dhe të dish se nuk mund të hysh. Kjo të bën të ndihesh vërtet e përjashtuar”.

    “Unë jam një nga këta njerëz u kthyen në armiq. Dhe kjo s’është në rregull”.

    “Unë nuk dua që njerëzit të sëmuren. Unë jam e kujdesshme. Unë testohem. Nuk jam në rrezik [nga COVID-19] dhe ndihem sikur është një vendim shumë personal. Unë i kuptoj njerëzit që vaksinohen dhe kur njerëzit nuk duan të vaksinohen”.

    Ka pasë demonstrata në disa pjesë të vendit në shenjë proteste kundër bllokimit.

    Policia thotë se do të kryejë kontrolle të rastësishme tek njerëzit në vende publike dhe do të gjobisë këdo që nuk do të tregojë një certifikatë vaksinimi ose shërimi.

    Rreth 65% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga përqindjet më të ulëta në Europën Perëndimore.

    Vendi aktualisht po përballet me shkallën më të lartë të infeksioneve ditore të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

    Kancelari Alexander Schallenberg thotë se qeveria u detyrua të vepronte kështu për shkak të rritjes së infeksioneve të reja.

    Ai tha se shkalla e vaksinimit ishte “turpësisht e ulët” dhe “do të na mbante të bllokuar në një rreth vicioz, nga një bllokim në tjetrin”./KlanKosova/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. Që...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mirëpret vizitorin e tij të dytë zyrtar në udhëtimin e tij pesëditor në Skoci sot, ndërsa kryeministri...
    Të tjera
    Lajme28 Korrik 2025
    Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka bërë të ditur se në aksionet e tyre deri më tani janë kryer 65 shkyçje, dhe sipas...
    Lajme28 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Vatra e zjarrit në Delvinë, e cila është aktive prej disa ditësh rrezikon të përhapet drejt territorit të bashkisë së Gjirokastrës. Që...
    Lajme28 Korrik 2025
    Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij. Fatos Jakupi, fëmija që ka...
    Lajme28 Korrik 2025
    Alternativa, partia e Mimoza Kusari Lilës dje mbajti një ceremoni me rastin e 8-vjetorit të themelimit të kësaj partie. Këto tetë vjet...
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mirëpret vizitorin e tij të dytë zyrtar në udhëtimin e tij pesëditor në Skoci sot, ndërsa kryeministri...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.