×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Vitia më telefonoi për të ma uruar fitoren

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kundërkandidati i tij Arben Vitia e ka telefonuar për t’ia uruar postin e ri. Rama në Rubikon të Klan Kosovës tha se Vitia është shprehur i gatshëm për bashkëpunim.

    “Zotëri Vitia më ka telefonuar dhe i falënderohem shumë dhe më ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë në çfarëdo aspekti, të më ndihmojë në punën e madhe që na pret për të mirën e të gjithë qytetarëve” tha Rama.

    Duke folur për kundërkandidatin, Rama tha se do të kishte qenë e gabuar që postin e të parit të Prishtinës ta merrte dikush i cili nuk ka pasur kohë që t’i analizojë problemet e kryeqytetit dhe të gjejë zgjidhje për to.

    “Mendoj se qytetarët kanë vlerësuar drejt, unë e kam shprehur edhe më parë problemin që e kam pasur gjatë qasjes së kundërkandidatit, për arsye se duhet kohë edhe nëse vjen nga spektri profesional, unë tash e 17 vite merrem me çështje të problemeve urbane të Prishtinës dhe ofroj propozime për zgjidhje të ndryshme, përveç që duhet ta duash atë që do duhet ta kuptosh ne thelb e po ashtu edhe kohëve të fundit domethënë që gjashtë muaj, duhet të merresh me çdo problem në detaje dhe do të ishte e gabuar të zgjidhej dikush që ndoshta nuk ka pasur mundësi që në aspektin kohor tu qaset problemeve në detaje vetë, sepse duhet ta ndjesh, ta dish dhe ta kesh vetëbesimin që mund të gjesh zgjidhje për të marrë vendime të mëdha, sepse vendimet janë të mëdha, vendimet e ndërrojnë jetën e njerëzve për të mirë apo për të keq nëse merren ato, prandaj mendoj se zgjidhja e qytetarëve të Prishtinës ishte e drejt” tha Rama.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj. Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij e...
    Lajme24 Tetor 2024
    Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjin Gazuli’’ , Bujar Gjocaj, për Front Online, mohon se është zgjedhur kompania më e shtrenjte, duke treguar arsyet...
    Lajme24 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut të zhvilluar në Bruksel. Në një njoftim...
    Të tjera
    Vip24 Tetor 2024
    Ana është sqaruar me Xhenetën për një pyetje që kjo e fundit ia kishte bërë Kevinit. Xheneta gjatë bisedës së tyre në...
    Vip24 Tetor 2024
    Dialekti gjuhësor, u bë shkak i një debate mes Sarës dhe Vullnetit gjatë ditës së sotme. Vullneti e pyet Sarën pse nuk...
    Vip24 Tetor 2024
    Burimi ka rrëfyer se si i beson parandjenjës së tij. Ai iu ka treguar banorëve se si i ka ndjerë vdekjen e...
    Vip24 Tetor 2024
    Vullneti i ka treguar Besfortit, që ka marrë mirënjohje nga AGK-ja, si gazetari më i mirë i vitit. Vulneti i thotë që...
    Vip24 Tetor 2024
    Gjesti dhe Xheneta kanë diskutuar me njëri-tjetrin në një cep të oborrit. Xheneta i thotë Gjestit që nuk ka nevojë t’i arsyetohet...
    Lajme24 Tetor 2024
    Drejtori i Gjimnazit ‘’Gjin Gazuli’’ , Bujar Gjocaj, për Front Online, mohon se është zgjedhur kompania më e shtrenjte, duke treguar arsyet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.