×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ftoi përmban më shumë vitaminë C se limoni dhe është ideal për mushkëritë

    FrontOnline
    13 Nëntor 2021

    Ftoi konsiderohet si një nga frutat më të shëndetshëm në botë.

    Ftoi përmban një bollëk vitaminash, dhe është përdorur në mjekësinë popullore për dekada të tëra. Përdoret kryesisht për të lehtësuar kollën dhe për të qetësuar shqetësimet e stomakut.

    Falë taninës dhe mukusit, ftoi ka një efekt të dobishëm në punën e zorrëve dhe parandalon sëmundjet infektive. Pektina ndikon në sistemin kardiovaskular, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe siguron mbrojtje nga rrezatimi radioaktiv.

    Ftoi mund të hahet i freskët, por nuk është i këndshëm për të gjithë sepse është i ashpër, ndaj këshillohet që prej tij të bëhen lëngje, komposto dhe shurupe, të cilat janë po aq efektive në eliminimin e shumë problemeve shëndetësore.

    Fruti i ftoit është i pasur me shumë vitamina dhe minerale. Ai përmban vitaminë C në sasi të mëdha, madje më shumë sesa mund të gjendet në limon, pastaj vitamina B1, B2, niacinë, karotinë, kalcium, magnez, kalium, bakër, natrium, zink, hekur, mangan, klor dhe squfur. Përveç kësaj, ai përmban proteina, fibra dietike dhe karbohidrate.

    Pjesa më efektive e ftoit janë farat nga të cilat bëhet çaji, sepse kur qëndrojnë në ujë, farat lëshojnë mukozë e cila zgjidh problemet e kollës dhe pastron sistemin e frymëmarrjes. Përveç kësaj, ato përmbajnë sasi të mëdha të amigdalinës, gjegjësisht vitaminës B17, si dhe janë të pasura me yndyra, taninë, pektinë, sheqerna, emulsinë dhe protide.

    Lëngu i ftoit ndihmon me kollën, astmën dhe diarrenë, ndërsa ftoi i pjekur apo i gatuar rekomandohet për personat anemikë, por edhe për trajtimin e inflamacionit të mukozës gastrike dhe të zorrëve. Mund të ndihmojë edhe me menstruacionet e rënda./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Korrik 2025
    Dashi Horoskopi i datës 28 korrik 2025 nga Christine Haas Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do...
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Korrik 2025
    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shpresën se Turqia do të shërbejë përsëri si një ndërmjetës kyç midis Rusisë dhe Ukrainës,...
    Lajme28 Korrik 2025
    Greta Thunberg, aktivistja për të drejtat e njeriut dhe ambientalistja suedeze e vizitoi sot Reporting House në kuadër të vizitës së saj...
    Lajme28 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit. Pika kufitare në Muçibabë rezulton të jetë me e ngarkuar dhe...
    Lajme28 Korrik 2025
    Gazetari Shkumbin Kajtazi ka thënë se shteti qëllimisht është duke e zvarritur gjetjen e trupit të 33 vjeçarit i cili u mbyt...
    Lajme28 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit, deklaron se PDK duhet të jetë e bashkuar. Sipas tij, “PDK dhe...
    Lajme28 Korrik 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për kryeministrin në detyrë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.