×
  • Lajme
  • Lajme

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021

    FrontOnline
    08 Nëntor 2021

    Në Dubai, në qendrën botërore të tregtisë është duke u mbajtur njëri nga panairet më të mëdha në botë “PLLME (Private Label & Licensing Middle East) 2021”. Me pjesëmarrjen e shumë kompanive nga të gjitha vendet e botës, duke përfshirë disa nga brendet më të shquara në botë.

    Duke lehtësuar segmentin e shitjeve me pakicë me rritje më të shpejtë dhe duke përshpejtuar shumë sipërmarrje të reja biznesi, Private Label & Licensing Middle East është vendosur t’ju sjellë zgjidhjet më të avancuara nga prodhuesit, për kërkesat e konsumatorëve.Ky panair është një mundësi unike për të takuar furnizuesit globalë që ofrojnë një gamë të gjerë produktesh brenda segmenteve FMCG ushqimore dhe joushqimore

    Gjithashtu, ky panair paraqet tendencat kryesore dhe më të reja të tregut mbi ushqimin dhe pijeve dhe synon të nxjerrë në pah risitë më të reja, modelet dhe të ringjallë lidhjet e komunikimit midis mijëra prodhuesve kryesorë në këtë sektor për tre ditë radhazi (7-9 nëntor).
    Gjtihmonë me qëllim që të lidhë njerëz, produkte dhe ide nga e gjithë bota përmes prezantimeeve dhe konferencave prestigjioze ndërkombëtare që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve.Duke pas parasysh nivelin e lartë të këtij panairi, këtë vit, në mesin e kompanive prezentë është edhe Prince Caffe me produktet : Kafe Turke , Instant , Espresso , Kapsulla , Filter Kafe dhe Vending Machine.

    Prince Caffe, ka ekzpozuar gjithë gamen e produkteve të kafes në këtë panair,produkte këto që me cilësinë e vet kanë gjetur interesim të madh të vizitorëve të këtij panairi të këtij viti dhe duke ofruar një mundësi shumë të mire dhe për të realizuar kontrata të reja të cilat do të mundësojnë zgjerimin e shtrirjes edhe më shumë në tregjet ndërkombëtare.Gjithashtu, gjatë këtij panairi prezantimi i produkteve të kompanisë me cilësinë e vet kanë gjetur interesim dhe mbështetje të madhe të vizitorëve të ndryshëm ndërkombëtarë.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2025
    Babai i të mitures B.SH, e cila u gjet mbrëmë në një banesë në Fushë Kosovë me dy burra të moshës madhore,...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se deri tash i kanë dhënë 31 milionë euro për mbrojtjen e të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti të Kosovës për Drejtësi i ka reaguar kryesuesit së seancës konstituive, Avni Deharit, pas dështimit të tentimit të 46-të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se komandanti i tyre Enrico Barduani, e ka pritur në takim zyrtarin e lartë...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një ngjarje e rrallë raportohet të ketë ndodhur në Shqipëri. Në Kavajë, një 28 vjeçar dyshohet se ka inskenuar rrëmbimin e tij....
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike, Armend Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës tha se 46 herë është ikur nga përgjegjësia...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.