×
  • Vip
  • Vip

    Gjykata i sekuestron pasurinë milionshe ish-të dashurit të Kejvinës

    FrontOnline
    08 Nëntor 2021

    Ditën e sotme me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka sekuestruar pasuritë e Redjan Rrajës e familjarëve të tij.

    Bëhet fjalë për një apartament në Tiranë, dy njësi tregtare, dy garazhe, dy makina tip “Audi – A8”, një automjet ‘Bentley’, një orë “Roleks” dhe një sasi eurosh.

    Redjan Rraja nuk është një emër i panjohur për publikun, ai u arrestua pas një super-aksioni të Policisë së Durrësit, FNSH-së dhe RENEA-s, për atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, i ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.

    Mediat shkruajnë se Redjan Rraja rezulton të jetë përfshirë në dy ngjarje, që krijuan një impakt të madh në opinionin publik shqiptar, siç ishte vrasja e Elton Çiços dhe dhuna ndaj Xhisiela Malokut.

    Rraja është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në vrasjen e mikut të tij, Elton Çiço, më 1 maj 2016.

    Në atë kohë, gjykata akuzoi Redjan Rrajën se kishte treguar veprimet e viktimës në shoqërinë e tij, para se ai të qëllohej për vdekje, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Rraja ka qenë i ulur në tavolinë me Çiçon, kur ky i fundit është qëlluar me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

    Lidhja me modelen Kejvina Kthella

    Mediat shkruanin se Redjan Rraja kishte një histori dashurie me modelen Kejvin Kthella.

    Sipas mediave modelja e njohur jo vetëm që kishte kohë në një lidhje me Redjanin por pranonte edhe dhurata luksoze prej tij.

    Kejvina kishte në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

    Ndërkohë “Gazeta TemA”, në një artikull për modelen Kthella shkruan se ajo bashkë me Rrajën kishin pafund mesazhe bashkë.

    Kujtojmë se modelja asokohe u pyet nga grupi hetimor për marrëdhënien e saj me të akuzuarin Redjan Rraja. Shkak për këtë është bërë alibia që Rraja ka zbuluar për hetuesit, kur ka thënë se nuk ka pasur gisht në atentatin e Arjan Ndoj, pasi në atë kohë kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë bashkë me të dashurën e tij.

    Alibia e Rrajës sqaron edhe marrëdhënien e tij me Kejvinën, ku i “forti” i fisit Rraja, shkon edhe më tej kur thotë se Kejvina nuk është thjesht një shoqe.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Vip08 Shtator 2024
    Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik sot ka ditë të veçantë në shtëpinë e tij. Nëna e reperit feston ditëlindjen, e cila...
    Vip08 Shtator 2024
    Sot është një ditë e veçantë për Diola Dostin, pasi ajo feston ditëlindjen e saj. Për të shënuar këtë moment të rëndësishëm,...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.