Floriana Messina është një tjetër gazetare sportive italiane atraktive e cila nuk ngurron të postojë më shumë se foto provokuese në Instagramin e saj.
Prezantuesja sportive italiane me origjinë kolumbiane duket se është shumë më e pëlqyer nga meshkujt sesa kolegia e saj e njohur Dileta Leota.
Kur ajo pozoi pranë një prej muraleve të shumta kushtuar të famshmit Diego Maradona vitin e kaluar, ajo mori më shumë se 50,000 pëlqime.
“Maradona është një Zot. Maradona është futboll! Askush si ju … gjithmonë me ne. Unë ëndërroj të të takoj”, shkruante prezantuesja e atëhershme 31-vjeçare, e cila atëherë njihej si drejtuese e emisionit të futbollit Tutti in Campo në Canale 9.
Megjithatë, sado pëlqime që mori për shkak të Maradonës, ajo mori më shumë pëlqime për shkak të dekoltesë.
Sot italianja me kthesa të mrekullueshme numëron gati 800 mijë ndjekës në Instagram, ndonëse ka më së paku postime për futbollin dhe profesionin për të cilin u bë e famshme.
Bukuroshja siciliane, të cilën shumëkush e quan perfeksion, shpesh quhet “plastike”, “silikone”, se “duket si gjithë të tjerat”, edhe pse shumica mendojnë se ajo është e veçantë, e bukur dhe tërheqëse.
“Dileta është pak e hollë, kështu, sipas mënyrës italiane. Unë jam e harlisur në stilin latin”, tha Floriana./FrontOnline/