Grimeri i njohur kosovar, Arbër Bytyqi ka zgjedhur që për festën e Halloween-it të bëjë një ndryshim drastik.
Ndonëse u komentua për kilogramët e humbura këtë periudhë, tani ai ka marrë vëmendjen me ndryshimin që ka bërë për këtë festë.
Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një video derisa shihet se është ‘shndërruar’ në versionin e tij femër.
“Arba është rikthyer”, ka shkruar make-up artisti nga Prizreni, ku shihet me flokë të gjata dhe grim të theksuar.
Komentet kanë qenë të shumta ndaj tij në këtë video, derisa e kishin edhe të vështirë ta besonin se është vetë ai.