×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK mbledh 35.5 milion euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar

    FrontOnline
    10 Tetor 2019

    Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar ta rris nivelin e performances së të hyrave edhe për periudhën Janar- Shtator 2019, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në teren, konkretisht trajtimin e borxheve dhe luftimin e ekonomisë jo-formale.

    Për periudhën e lartcekur,  ATK ka arritur të mbledh 35.5 milion euro të hyra më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa, të hyra e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë  372.3 milion euro. Përderisa kontributet pensionale i keni në vlerë 132.9 milion euro, që në total kemi mbledhur 505.2 milion euro tatime dhe kontribute.

    “Projeksioni i ATK-së për këtë vit është 516 milion euro apo 16% më shumë së plani i vitit të kaluar, mirëpo synimet e ATK-së për këtë vit do të jenë shumë të qarta dhe do të jemi brenda kornizave të Strategjisë së Përmbushjes dhe Planit Strategjik, do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht, krijim të barazisë në treg.  Veç kësaj,  rëndësi të madhe ka rritja e  komunikimit me tatimpaguesit, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet të cilat i kanë ndaj administratës tatimore. Me një qasje të ngjashëm si kjo ne do të mund te kemi këtë paralelisht me konsolidimin e kapaciteteve, si dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore”, thuhet në komunikatë.

    “Misioni i ATK-së është inkurajimi i tatimpaguesve për përmbushje vullnetare, trajtimi transparent dhe gjithëpërfshirës dhe dhënia e këshillave profesionale për implementimin e ligjeve. Ne kemi shkuar në atë drejtim që të krijojmë module që tatimpaguesve t’ua lehtësojmë deklarimet e tyre. Përmirësimi i shërbimeve për tatimpagues, transparenca dhe ngritja e percepcionit publik ndaj ATK-së kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritet tona”, thuhet më tej në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.