×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtinasit s’janë “merakli” të balotazheve, zakonisht dalin më pak votues në raundin e dytë të zgjedhjeve

    FrontOnline
    19 Tetor 2021

    Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është në mesin e 21 komunave që shkojnë në balotazh në nëntor sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

    Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje doli i pari në garën për kryeqytetin, por nuk arriti të kaloj 50 përqindshin, prandaj do të ketë raund të dytë, në përballje me Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Vitia në raundin e parë mori 42.33 përqind të votave, kurse Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës 29.35 përqind.

    Në raundin e parë, në kryeqytet dalja e votuesve ishte 44.88 përqind. 87 mijë e 959 qytetarë të Prishtinës shfrytëzuan të drejtën për të votuar me 17 tetor.

    Por, ky numër mund të jetë më i vogël në raundin e dytë, bazuar në historikun e dy balotazheve të fundit në Prishtinë.

    Në vitin 2017, 2 përqind e më pak e prishtinasve dolën në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, krahasuar me raundin e parë.

    Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2017, në Prishtinë, kishin dal 87 mijë e 442 qytetarëve për të votuar apo përkthyer në përqindje 47.57%, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ndërsa në raundin e dytë, dolën 83 mijë e 201 persona për të votuar në Prishtinë, apo 45.16 përqind.

    Një skenar i njëjtë kishte ndodhur edhe në zgjedhjet e vitit 2013. Në raundin e parë dolën 86 mijë e 542 qytetarëve prishtinas për të votuar apo 51.06 përqind. Kurse, në raundin e dytë kishin dal 72 mijë e 22 votues apo 42.30 përqind.

    Se a do të përsëritet skenari i njëjtë edhe kësaj radhe mbetet të shihet në shihet në nëntor.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.S....
    Lajme27 Prill 2024
    OVL-UÇK, dega në Gjakovë i ka reaguar asambleistes së komunës së Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Shalës rreth disa deklaratave të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Gjakovë sot është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999. Të pranishëm në...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...
    Sport27 Prill 2024
    Synimi i Liverpoolit për titullin e Premier League ka humbur edhe më shumë terren. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka barazuar 2:2...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.