×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani vëzhguesve të BE-së: Strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën në komunat e banuara me serbë

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Presidentja Osmani në takim ka thënë se sipas informatave të institucioneve, strukturat ilegale të Serbisë kanë cenuar garën elektorale në komunat e banuara me serbë.

    “Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve”, thuhet në komunikatën Zyrës së Presidencës.

    Komunikata e plotë:

    Presidentja, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Delegacioni i kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandle dhe eurodeputetja Viola von Cramon, përbehej edhe nga Róża Thun Und Hohenstein (EPP), Ms Michèle Rivasi (Greens/EFA), Thijs Reuten (S&D), si dhe një numër ekspertësh të BE-së.

    Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

    Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe vlerësoi lartë prezencën e këtij delegacioni në vëzhgim të zgjedhjeve.

    Sa i përket zgjedhjeve lokale, delegacioni e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve por edhe të vet qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Në takim, Presidentja Osmani diskutoi edhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, procesin e liberalizimit të vizave, nevojën për fuqizimin e mëtejmë të grave dhe rinisë, si dhe tema të tjera.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se regresi për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbajë nesër konferencë për medie. Fatmir Limaj nesër në konferencë për medie, pritet aderim...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Të tjera
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Sport03 Maj 2024
    Kapiteni i Chelseat, Reece James ka lavdëruar mbrojtësin brazilian Thiago Silva-n. Braziliani tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Blutë’ e Londrës në...
    Sport03 Maj 2024
    Jose Mourinho ka zbuluar tri skuadrat, të cilat sipas tij kanë më shumë shanse që të fitojnë trofeun në finalen e madhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se mbështet dhe inkurajon gazetarët. “Lajmet e rreme minojnë demokracinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.