×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në gjashtë mujorin e votimit të Qeverisë: Sot morëm vendime të rëndësishme

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  përmes një statusi në Facebook, ka përmbledhur vendimet e sotme të Qeverisë që janë votuar nga kabineti qeveritar e që përkojnë me 6-mujorin e votimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

    Me këtë rast Kurti ka thënë se do të punojnë për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë.

    Ky është statusi i plotë i kryeministrit Kurtit:

    Mbledhja e 36-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkoi me 6 mujorin e votimit të Qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

    Në përputhje me zotimet tona, sot ndërmorëm një hap shumë të rëndësishëm, e themeluam Komisionin Ekzekutiv, që është parakusht për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

    Ndamë 2 milionë euro për bursa për studentë dhe për aftësimin e të rinjve në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

    Pas plot 10 vitesh mosfunksionimi të Këshillit Kombëtar të Shkencës, miratuam përbërjen e re, që është trupi qendror politikëbërës për veprimtarinë kërkimore-shkencore në Kosovë.

    Për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, iniciuam procedurën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet MAShTI-it dhe Komisionit Evropian për programin HORIZON EUROPE, si dhe miratuam nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet MAShTI-it dhe ShBA-së për shkëmbim akademik përmes programit Fulbright.

    Jemi zotuar se do të punojmë për një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë, andaj sot miratuam Planin Nacional për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2021-2023. Ata të cilët i kanë nevojat më të mëdha t’i ndihmojmë më së shumti.

    Për të siguruar qasje në shërbime shëndetësore, angazhimin e specializantëve e vlerësojmë si çështje me prioritet për vendin. Andaj për 578 specializantë me vetëfinancim, përfshirë 58 nga Lugina e Preshevës vazhduam pagesat edhe për muajt nëntor e dhjetor, në vlerë prej 730.000 eurove.

    Ndamë 55.700 euro ashtu që të mbulohen shpenzimet për 34 inspektorë sanitarë shtesë në AUV, duke ngritur numrin e inspektorëve sanitarë në 119. Ndërsa me miratimin e projektligjit për inspektimet, hodhëm themelet për reformimin dhe bashkërendimin e inspektorateve.

    Në kuadër të Instrumentit të Përafrimit me Acquis të BE-së, miratuam katër nisma: Amendamentimin e Marrëveshjeve dhe kerkesat per autorizim nga Presidentja.

    Për zhvillimin ekonomik të vendit dhe eliminimin e barrierave tregtare, shfuqizuam rregulloret dhe aktet e trashëguara nga ish-Jugosllavia, i dhamë subjektit “Kosmonte Foods” shpk statusin e investitorit strategjik për projektin investiv në vlerë 11 milionë euro.

    U jemi mirënjohës përherë për ndihmën që na e dha shteti i Kroacisë, në aksidentin tragjik në Slavonski Brod. Andaj, nisma që miratuam sot, për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë për ndihmën e ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri, është e rëndësisë së veçantë./FrontOnline

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndaluar për 48-orë të dyshuarin për dhunimin e një vajze. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se...
    Lajme03 Maj 2024
    Mbi 300 profesionistë shëndetësorë do t’u shtohen institucioneve publike shëndetësore. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të cilët thonë se ata do...
    Lajme03 Maj 2024
    Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit në raportin e Reporterëve pa...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të mbajë nesër konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim të ri. Partisë...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit. Për këtë datë është publikuar raporti i “Reporterëve Pa Kufij” ku Kosova ka rënë...
    Lajme03 Maj 2024
    “Kurrfarë vendimi, dënim i ulët. Ky është vrasës kryesor. As hitleri se ka vra kërkon por ka qenë nxitës, njësoj edhe ky....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.