×
  • Sport
  • Sport

    Te PSG-ja në ankth për gjendjen e Kylian Mbappes

    FrontOnline
    16 Shtator 2021

    Te Paris Saint Germain janë shumë të shqetësuar për Kylian Mbappenë. Përtej rezultatit zhgënjyes në fushën e Club Brugge, ku as tredhëmbëshi Messi-Neymar-Mbappe nuk mundi të bënte diferencën, me sfidën që u mbyll 1-1, dëmtimi i 22-vjeçarit ka shkaktuar dhimbje koke në stafin teknik dhe ankth te tifozët. Sipas Mauricio Pochettinos, Mbappe ka ndrydhur kyçin e këmbës, megjithatë një diagnozë më e saktë do të jepet në orët e ardhshme.

    Ishte hera e parë që Mbappe luante krah Neymarit e Messit njëkohësisht që nga minuta e parë, që kur argjentinasi u transferua në “Parc des Princes”.

    Mbappe ka qenë emri kryesor që trazoi merkaton e verës, pasi vendosi të mos e rinovonte kontratën me parizienët, megjithatë falë këmbënguljes së Al-Khelaifit ai nuk u transferua te Reali i Madridit. Klubi “merengues” pret ta marrë me parametër zero në fund të sezonit, por as kjo nuk është e sigurt, pasi PSG do të tentojë ta bindë që të rinovojë dhe nuk përjashtohet mundësia që për talentin francez të vijnë oferta të parezistueshme nga klube të tjera të mëdha në Europë./SS/

     

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Sport03 Maj 2024
    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës të premten është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mohamed Salah në ndeshjen kundër West Hamit. “Faraonit”...
    Sport03 Maj 2024
    Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dihet gjerësisht se Kylian Mbappe do të jetë lojtar i ri i Real Madridit nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mohamed Salah në ndeshjen kundër West Hamit. “Faraonit”...
    Lajme03 Maj 2024
    Rangimin e Kosovës 19 vende më poshtë në raportin e Reporterëve pa Kufij, e ka komentuar Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të Zyrës për Kosovën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.