×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje si ndodhi vrasja e taksistit në Gjilan, u gjetën 12 gëzhoja plumbash

    FrontOnline
    13 Shtator 2021

    B.V 50-vjeçar, u privua nga jeta mbrëmë në afërsi të kafeterisë ku zakonisht pinte kafe. Prokuroria Themelore e Gjilanit është në fazën fillestare të hetimeve dhe nga ajo çfarë ka mësuar Express deri në këto momente, në vendgjarje u gjetën 12 gëzhoja plumbash. Ai punonte taksist dhe ishte person që njihej nga qytetarët e Gjilanit.

    Si figurë, i ndjeri njihej edhe nga punëtorët e kafeterisë ku zakonisht pinte kafe, por të njëjtit thanë për Express se nuk dinë asgjë për ngjarjen dhe nuk kanë pasur raporte personale me të.

    Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi që në mënyrë të paautorizuar kanë mbajtur në pronësi armë zjarri. Gjithashtu prokuroria i ka kërkuar gjykatës kompetente caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve F.O., G.B. dhe I.V. (emra të njohur për redaksinë).

    50-vjeçari që dyshohet se mbrëmë u ekzekutua me breshëri plumbash jetonte në Gjilan, ndërsa sot dyerve të oborrit të shtëpisë së tij i ishte vënë dryni, pasi siç thanë fqinjtë e tij për Express, familja e tij e ngushtë jeton dhe vepron në Gjermani.

    Për shkak të plagëve të rënda të shkaktuara nga arma e zjarrit, taksisti kishte vdekur në vendin e ngjarjes.

    Prokuroria Themelore e Gjilanit informoi se mbrëmë rreth orës 19:45 minuta, “pas një përgatitje paraprake, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta të ndjerin Bakush Veseli, duke e vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë, të cilët kanë qenë afër tij, në atë mënyrë që së bashku kanë ardhur me një veturë të markës ‘’Audi A3’’ dhe janë ndalë tek një market, ku nga aty të armatosur kanë dalë dy nga të pandehurit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i afrohen të ndjerit, i cili ishte ulur në një kafiteri në Gjilan, të cilët pastaj kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku për shkak të plagëve të marra i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të pandehurit pas kryerjes së vrasjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”.

    Policia tha se është sekuestruar vetura me targa vendore, e cila dyshohet se u përdor në rastin e vrasjes së 50-vjeçarit.

    Motivet e vrasjes mbeten akoma të panjohura, derisa burime të Expressit brenda prokurorisë thanë se hetimet janë në fazën fillestare si dhe posedojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti kur kishte ndodhur vrasja, të cilat besohet se do të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

     

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar ballafaqim me pozitën në Kuvend. Kjo vjen pas përgjimeve të fundit mes...
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e ka përsëritur edhe në kuvend se biseda me Milan Radoiçiqin është e...
    Lajme10 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në fshatin Negroc, te varri i vëllait të tij, Azem Krasniqi. Ai është...
    Të tjera
    Sport10 Tetor 2024
    Zvicra të shtunën do të përballet me Serbinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Pas dueleve në Botërorin 2018 dhe 2022, të...
    Lajme10 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Alberad Tahiri ka thënë se sot në seancën e radhës në Kuvend, do të kërkohet shtyrja...
    Lajme10 Tetor 2024
    Para stacionit të policisë në Mitrovicë të Veriut është duke u protestuar rreth arrestimit të kryetarit të “Demokracisë Serbe” Aleksandar Arsenijeviq. Ai...
    Lajme10 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me zv/ndihmësin e sekretarit të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof. Takimi do...
    Lajme10 Tetor 2024
    Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave (JMLINK) është lansuar sot në Prishtinë, ku me këtë rast ambasadori britanik Jonathan...
    Lajme10 Tetor 2024
    Kreu i AKK-së, Ramush Haradianj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është njeriu e spiuni i shtetit serb. Kështu u shpreh ai,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.