×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zjarr i madh në një lagje të Shkodrës, i afrohet banesave

    FrontOnline
    04 Gusht 2021

    Një tjetër vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e së mërkurës në lagjen Tepe të Shkodrës, derisa mësohet se zjarri është shumë pranë banesave.

    Në raportin e fundit mbi zjarret u raportua për 13 vatra aktive në të gjithë Shqipërinë mes të cilave edhe në fshatin Cukal të Shkodrës.

    Edhe pse jo më në përmasa të mëdha në Karaburun ka ende vatra aktive, por pa rrezik për banesat.

    “Në Gjirokastër vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e FA po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka. Puna po vijon për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter”.

    “Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri. Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan. Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forvace të Armatosura, të cilët vijojnë pa u lodhur punën nga toka dhe nga ajri”, mbyllet raporti i emergjencave./ A2 CNN

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç,...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në inaugurimin e murales që evokon epokën e artë të Skënderbeut dhe inauguroi ndërtesën e...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Të tjera
    Sport02 Maj 2024
    Marquinhos, kapiteni i Paris Saint-Germain, foli për mediet në fund të gjysmëfinales së parë të Champions League, të cilën ekipi i Enrique-s...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur një ditë të shënuar, ditën e enjte të 2 majit, me rastin e dhënies...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Gjyqi i vrasjes së një ish-politikani të lartë në Kazakistan, i cili është akuzuar se ka rrahur për vdekje gruan e tij,...
    Lajme02 Maj 2024
    Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.