×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Këto janë simptomat më të zakonshme të virusit tek ata që janë vaksinuar dhe më pas janë infektuar

    FrontOnline
    29 Korrik 2021

    Nga fillimi i pandemisë së koronavirusit e deri më sot, virusi ka evoluar dhe simptomat e sëmundjes kanë ndryshuar. Humbja e nuhatjes dhe shijes ishte fillimisht një nga simptomat më të zakonshme të covid-19 dhe një tregues kryesor i sëmundjes, dhe tani është vetëm simptoma e nëntë më e zakonshme, transmeton FrontOnline.

    Për më tepër, simptomat ndryshojnë si tek njerëzit që morën vetëm një dozë të vaksinës ashtu edhe tek ata që morën të dyja dozat dhe u infektuan, ka treguar një studim i ri nga Mbretëria e Bashkuar.

    Sipas studimit, simptomat më të zakonshme tek njerëzit e pavaksinuar përfshijnë dhimbje koke, dhimbje të fytit, rrufë, ethe dhe kollë të vazhdueshme. Simptomat që shfaqen tek njerëzit që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës janë të ngjashme me ato që shfaqen tek ata që nuk janë vaksinuar.

    Këto përfshijnë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, dhimbje fyti, teshtitje dhe kollitje.

    Autorët e studimit shpjegojnë se kolla që nuk largohet tani është ndër pesë simptomat më të zakonshme, por që teshtitja dhe rrjedhja e hundës shfaqen në një masë më të madhe, edhe pse më parë mendohej se këto simptoma nuk kishin lidhje me infeksionin.

    Simptomat që shfaqen tek njerëzit që kanë marrë dy doza të vaksinës përfshijnë dhimbje koke, rrjedhje hundësh, teshtitje, dhimbje të fytit dhe humbje të nuhatjes.

    Njerëzit të cilët u infektuan pas dy dozave theksojnë se simptomat e tyre zgjatën dukshëm më shkurt, gjë që sugjeron që ata kishin një formë më të butë të sëmundjes.

    Studiuesit thonë se ndryshimi i simptomave mund të ndikohet nga fakti që virusi po ndryshon, por edhe nga fakti që grupet e tjera demografike tani janë duke u infektuar, kryesisht të rinjtë të cilët zakonisht kanë simptoma më të buta të sëmundjes./FrontOnline/

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori universitar i gazetarisë, Rrahman Paçarizi, për FrontOnline thotë se është fatkeqësi kur ka degradim të lirisë së medias dhe kur ka...
    Lajme03 Maj 2024
    U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pesë të arrestuarve për incidentin me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës....
    Lajme03 Maj 2024
    Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë....
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.