×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    E financuan Vetëvendosjen, u shpërblyen me pozita në Borde publike

    FrontOnline
    27 Korrik 2021

    Shumë qytetarë iu përgjigjën pozitivisht thirrjes për ta mbështetur Vetëvendosjen me donacione në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku kjo parti doli e para, raporton Front Online.

    Pjesë e njerëzve që dhanë para për Vetëvendosjes ishin edhe Feim Kelmendi, Sajmie Thaçi e Naim Haliti.

    Emrat e tyre gjenden në listën zyrtare të donatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

    Por, që të tre këta emra tani kanë marrë pozita të rëndësishme në Bordet publike, raporton Front Online.

    Feim Kelmendi, është emëruar nga Bordi i Telekomit njeriu kryesor për Financa dhe Thesar në këtë Ndërmarrje Publike.

    Sajmie Thaçi, është emëruar anëtare e Bordit të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.

    Naim Haliti, është emëruar në Bordin e Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës”.

    Feim Kelmendi e Sajmie Thaçi dhanë nga 20 euro donacion për Vetëvendosjen ndërkaq Naim Haliti i dha 100 euro.

    Por kush është Feim Kelmendi që me vota unanime të Bordit të Telekomit u emëruar në këtë pozitë?

    Në profilin e tij në Facebook, Kelmendi shihet se është një përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Madje ai ka fotografi edhe me zëvendës kryeministrin e parë Besnik Bislimi.

    E, në disa fotografi të tjera në profilin e tij shihen edhe llogoja dhe numri i Lëvizjes Vetëvendosje që kishte mbajtur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

     

    Sajmie Thaçi është zgjedhur anëtare e bordit të Telekomit të Kosovës përmes konkursit publik. Ajo, së bashku me 14 kandidatë të tjerë janë intervistuar në janar të këtij viti, kur në krye të ekzekutivit ishte Avdullah Hoti i LDK-së.

    Sajmie Thaçi ndër të tjerash është emri që Kurti si anëtare bordi të Postës së Kosovës e kishte emëruar në mandatin e kaluar.

     

    Po ashtu edhe Naim Haliti u emërua nga Qeveria “Kurti”,  anëtar i Bordit të përkohshëm në “Postën e Kosovës”.

    Vetë Haliti e kishte pranuar që 100 euro donacion më datën 25 janar të këtij viti, nuk ishte donacioni i vetëm për partinë e Albin Kurtit.

    Pozitë të rëndësishme në Borde publike ka marrë edhe Rexhep Podvorica, i cili është babai i Arbnor Podvoricës, shofer i ministrit Arben Vitia.

    Rexhep Podvorica është emëruar anëtar i Bordit të Ibër Lepencit.

    Rexhep Podvorica më parë kishte mbajtur pozitën e Menaxherit të Zyrës Ligjore të KEDS-it.

    Pozitë të rëndësishme në Borde të Ndërmarrjeve Publike ka marrë edhe Arbnor Pula.

    Arbnor Pula është emëruar anëtar në Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës.

    Emërimi i Pulës nga qeveria e Albin Kurtit është bërë më 5 maj të këtij viti, raporton Front Online.

    Pula është i afërt me Lëvizjes Vetëvendosje.

    Ai ka lidhje me anëtarët e familjes së Mimoza Kusari-Lilës, e cila është kryetare e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Pula është ortak në biznes së bashku më bashkëshortin dhe motrën e Kusari-Lilës.

    Arbnor Pula, Arben Lila dhe Edita Kusari, janë pronarë të kompanisë Top Team Consulting L.L.C., ku secili prej tyre kanë nga 20% të aksioneve, sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve.

    Front Online ka dërguar pyetje që nga dita e premte në Agjencinë Kundër Korrupsionit për të marrë një përgjigje nëse emërimet e të lartëcekurve përbëjnë konflikt interesi.

    Nga kjo Agjenci ka thënë se për këtë duhet të pyetet Ministria e Ekonomisë.

    Për shkarkimet e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike pati reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Në reagimin e tyre thuhej se “derisa kosovarët meritojnë llogaridhënie, shkarkimet duhet të jenë të bazuara në dëshmi transparente njësoj si emërimet që duhet të jenë të bazuara në merita./Front Online/

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme17 Korrik 2025
    Opinionisti Ilir Deda sonte në “Rubikon” në Klan Kosova foli në lidhje me deklaratën e sotme të presidentes Vjosa Osmani, duke thënë...
    Lajme17 Korrik 2025
    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të premten, më 18.07.2025, do të kryhen punime të...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat....
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti rreth vizitës së tij në...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri,...
    Lajme17 Korrik 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i ka dalë në mbrojtje kolegut të grupit parlamentar  dhe ish-kryeministrit të Kosovës,...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Plagosja e 2 personave në Sarandë, kush janë autorët e dyshuar, vëllezër me njëri tjetrin Detaje të reja kanë dalë nga gjuajtja...
    Lajme17 Korrik 2025
    Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën kanë arritur të ndalojnë një furgon në Viti, në të cilin kishte produkte pa fatura...
    Bota/Rajoni17 Korrik 2025
    Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.