×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Skandaloze/Hidrocentrali “Brezovica” operon pa leje mjedisore (Dokument)

    FrontOnline
    21 Korrik 2021

    Një mori shkeljesh ka evidentuar Grupi Punues i emëruar nga Ministria e Mjedisit në raportin për shqyrtimin e procedurave administrative të zbatuara për hidrocentralet dhe ndikimet e tyre në ujërat dhe mjedisin, raporton Front Online.

    Në këtë raport potencohet se Hidrocentralit “Brezovica”, i operatorit “Matkos Group”, i është lëshuar pëlqimi ujore pa i përmbushur kushtet ujore.

    “Ky pëlqim ujor është lëshuar pa i përmbushur asnjë prej kushteve ujore të përcaktuara me aktvendimin e datës 15/06/2015, kushte këto të përsëritura me aktvendimin (konkluzionin) e datës 3/07/2015. Mospërputhja e kërkesave të përcaktuara me kushte ujore dhe me konkluzione është evidente nga arsyetimi i aktvendimit, ku nuk është përfshirë asnjë prej dokumenteve të kërkuara me Kushtet Ujore dhe Konkluzionin si bazë për lëshimin e Pëlqimit Ujor (as studimi hidrologjik as studimi për prurjen e pranueshme ekologjike e as përcaktimi I regjimit koncesional. As asaniula e kosto- benefiteve)”, thuhet në raportin e grupit punues të cilin e posedon “Front Online”.

    Sipas raportit të grupit punues, pëlqimi ujorë është lëshuar pas më shumë se 4 muajsh prej lëshimit të kushteve ujore, pra pasi ka tejkaluar afatin prej 90 ditësh, i përcaktuar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar me kushte ujore.

    Përveç këtyre shkeljeve ,  grupi punues ka konstatuar se dhënia në shfrytëzim e pronës ujore nga Komuna e Shtërpcës për “Matkos “ është në kundërshtim me Ligjin për Ujërat e Kosovës (neni 109, paragrafi 3).

    “Pëlqimi mjedisor është lëshuar për ndërtimin e HC-ve gjeneruese përgjatë lumit Lepenc, Komuna e Shtërpcës nuk i ka specifikuar ngastrat kadastrale. Edhe pse leja mjedisore nuk është lëshuar, hidrocentrali është duke operuar”, potencohet mes tjerash në raport.

    Hidrocentralet në Kosovë, për të operuar duhet që të pajisen me leje mjedisore, por  HC “Brezovica”, sipas grupit punues është duke punuar pa këtë dokumentacion.

    Investitori “ Matkos Group”, ka deklaruar se vlera totale e investimeve në katër hidrocentralet e kaskadës së Lepencit është 17,891,464 euro.

    Ndërsa, për shkeljet e gjetura në HC “Brezovica”, grupi punues ka rekomanduar anulimin e akteve administrative mbi bazën e shkeljeve të ligjeve material dhe procedural si dhe të zbatohet koncesioni si instrument i të drejtës ujore.

    Lidhur me këto të gjetura të grupit punues për Hidrocentralet në Kosovë dhe rekomandimet e dhëna Front Online, ka dërguar pyetje  në kabinetin e Ministrit, Liburn Aliu, por deri në publikimin e këtij teksti nuk janë përgjigjur nëse do t’i zbatojnë rekomandimet e grupit punues.

    Front Online, ditë më parë ka raportuar ekskluzivisht mbi të gjeturat e grupit punues për Hidrocentralet në Kosovë.

    Ekskluzive/ Zbulohen dallavere të mëdha me hidrocentrale në Kosovë (Dokument)

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Këshilli Prokurorial i Kosovës, përmes Komisionit për Rekrutim, njofton opinionin publik dhe kandidatët e interesuar se Testi Kualifikues për prokurorë të rinj,...
    Lajme25 Korrik 2025
    Avokatët dhe të akuzuarit për sulmin terrorist në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut në dhjetor të 2022-s, kanë...
    Lajme25 Korrik 2025
    Përfaqësuesit më të lartë diplomatikë në Kosovë kanë reaguar ashpër ndaj dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosdovës ka thënë se...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadorët e vendeve të huaja kanë marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila dështoi të prodhonte rezultat edhe këtë herë....
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, pas dështimit të 52’të për konstituim, tha se ata kanë ofruar edhe marrëveshje politike e edhe kompromise,...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së mikut të tij, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dhënë në Rubikon....
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar edhe një herë intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon”. I pari i PDK-së u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.