
Komuna e Klinës ka nënshkruar kontratë me operatorin privat “Ariani Trans” për t’i dërguar 50 punëtorë shëndetësor në Durrës, raporton portali “Front Online”.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRRPP), në tender kanë marrë pjesë 3 kompani, përderisa kompania fituese ka konkurruar me 600 euro për ta bërë transportin e 50 punëtorëve shëndetësorë në relacionin Klinë-Durrës-Klinë.
Përndryshe, Komuna e Klinës udhëhiqet nga zyrtari i AAK-së, Zenun Elezaj.
/Front Online/