×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ekskluzive/ Zbulohen dallavere të mëdha me hidrocentrale në Kosovë (Dokument)

    FrontOnline
    15 Korrik 2021

    Një mal dallaveresh në disa hidrocentrale të Kosovës ka gjetur Grupi Punues në raportin për shqyrtimin e procedurave administrative të zbatuara për hidrocentrale dhe ndikimin e tyre në ujëra dhe mjedis, raport ky që mbanë datën 30 qershor 2021 dhe që e  posedon edhe portali “Front Online”.

    Sipas këtij raporti që e posedon “Front Online” përkundër faktit që me Ligj është rregulluar që për shfrytëzimin e ujit për qëllime afariste duhet të sigurohet koncesioni, Ministria (MPMH) si autoritet përgjegjës për dhënien e të drejtës ujore nuk e ka zbatuar dhënien e koncesionit, por dhënien e të drejtës ujore e ka bërë me leje ujore që paraqet shkeljet e Ligjit për Ujërat e Kosovës.

    “Dallimi bazë ndërmjet lejes ujore dhe koncesionit qëndron në faktin se koncesioni jepet përmes një procesi konkurrues ndërsa leja ujore jo”, thuhet mes tjerash në raportin që e posedon Front Online.

    Sipas raportit, jo vetëm që nuk është zbatuar procedura e koncesionit e përcaktuar me Ligj, por lëshimi i lejeve ujore për shfrytëzimin e ujit për hidrocentrale është bërë në kundërshtim me aktin nënligjor për leje ujore sa i përket dokumentacionit që duhet t’i bashkëngjitet aplikacionit si dhe përmbajtjes së lejes ujore.

    Të gjitha Hidrocentralet janë ndërtuar në afërsi të lumenjve, në kundërshtim me Ligjin

    Lëshimi i lejeve ujore për Hidrocentrale (HC) është bërë pa u mbështetur në një shqyrtim të detajuar dhe profesional dhe nuk është bazuar në dokumente planifikuese. Për pasojë janë dhënë leje ujore dhe janë ndërtuar hidrocentrale edhe në zonat ku kanë qenë të planifikuara projekte kapitale hidroteknike, duke rrezikuar kështu realizimin e këtyre objekteve me rëndësi strategjike për Kosovën (si në rastin e hidrosistemit Lepenci), potencohet në raport.

    Për tre hidrocentralet e kaskadës së Deçanit, lejet ndërtimore dhe certifikatat e përdorimit janë lëshuar nga Ministria, edhe pse të gjitha këto HC janë të kapacitetit nën 10 megavat dhe rrjedhimisht lëshimi i lejes ndërtimore me Ligj është përgjegjësi e Komunës.

    Praktikisht të gjitha HC-të janë ndërtuar në afërsi të drejtpërdrejt të lumejve (ujërrjedhave) nga të cilat gjenerojnë energjinë, duke qenë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ujërat e Kosovës me të cilat ndalohet ndërtimi në distancë më të vogël se 30 metra prej vijave të plota.

    Hidrocentralet e kaskadës së Deçanit – “Deçani”, “Belaja” dhe “Lumbardhi 2”

    Me studimin e para-fizibilitetit të vitit 2006 të financuar nga Ministria e Energjisë ishte identifikuar potenciali edhe për 2 HC në Lumbardhin e Deçanit: Hidrocentrali “Deçan” me kapacitet prej 8.3 megavat dhe Hidrocentrali “Belle” (Belaje) me kapacitet prej 5.2 megavat. Vlera e parallogaritur e këtyre dy hidrocentraleve ishte vlerësuar në rreth 11 milionë euro (6.3 milionë € Deçani, dhe 4.97 milionë € Belaja).

    “Kelkos Energy” ka rivlerësuar fuqinë instaluese të hidrocentraleve në Lumbardhin e Deçanit

    Në vitin 2011, Kelkos Energy kishte bërë rivlerësimin e potencialit energjetik të Lumbardhit dhe rivlerësimin e kostove dhe kishte arritur në përfundim se mund të rindërtohen 3 HC-e të reja.

    • HC “Deçan” me fuqi instaluese prej 8.4 megavat (28 gigavat orë) dhe investimin e vlerësuar prej 19 milion €. Me vendim të organeve përgjegjëse (ZRRE dhe MPMH) më vonë ishte aprovuar ndryshimi i kapacitetit të këtij hidrocentrali nga 8.4 në 9.8 megavat energji elektrike.
    • HC “Belaje” me fuqi instaluese 9.2 megavat dhe investimin e vlerësuar prej 19 milionë €. Me vendim të organeve përgjegjëse me vonë ishte aprovuar zvogëlimi i kapacitetit të këtij hidrocentrali nga 9.2 në 8.06 megavat.
    • HC “Lumbardhi” me fuqi instaluese prej 5.5 megavat dhe investimet prej 15 milionë €. Me vendim të organeve përgjegjëse ishte aprovuar rritja e kapacitetit të këtij hidrocentrali.

    Si konluzion “Kelkos Energy” ka rivlerësuar fuqinë instaluese të hidrocentraleve në Lumardhin e Deçanit dhe sipas vlerësimit të tyre potenciali energjetik kishte rezultuar dukshëm më i madh, krahasuar me studimin e para-fizibilitetit (23.36 megavat me 13.5 megavat sa ishte vlerësuar ne vitin 2006).

    Vlera totale e investimeve në 3-HC-të e kaskadës së Lumbardhit të Deçanit e konfirmuar nga “Kelkos Energy” është 38.7 milionë €.

     122 milionë euro investime në hidrocentrale

     Përndryshe, vlera e përgjithshme e investimeve, sipas deklarimeve të operatorëve në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për hidrocentralet e kompletuara që janë në operim është rreth 122 milionë euro.

    Shumica e hidrocentraleve në Kosovë operojnë pa leje mjedisore që është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit.

    Operatori gjatë ndërtimit të HC “Lumbardhi II” ka eksploatuar ilegalisht inertet në lokacionin Zalli i Rupës në sasi mbi 200.000 m3, derisa Ministria ka neglizhuar zbatimin e detyrueshëm të dispozitave materiale.

    Nuk janë zbatuar detyrimet nga ana e investitorit sipas marrëveshjes kontraktuese me Komunën (në rastin e HC-ve të Deçanit) për ndërtimin e digës mbi HC “Lumbardhi II”.

     Rekomandohet t’u ndërpritet operimi i hidrocentraleve që operojnë pa leje mjedisore

    Të shfuqizohen/anulohen të gjitha aktet administrative të lëshuara në kundërshtim me Ligj.

    Ministria/ Qeveria të nxjerrë vendim për moratorium për procedurat e ndërtimit të HC-ve të tipit me derivacion.

    T’u ndërpritet operimi nga organi kompetent të gjitha hidrocentraleve që operojnë pa leje mjedisore.

     /Front Online/

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Hulumtime08 Prill 2024
    Mbi 26 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i Kosovës për udhëtime zyrtare brenda dhe jashtë Kosovës gjatë tri viteve të fundit,...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Përparim Rama si dhe ajo e Fushë Kosovës që drejtohet nga Burim Berisha janë në...
    Ekonomi03 Prill 2024
    Për 12 muaj të vitit 2023, Ministria e Ekonomisë, e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli, ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të...
    Të tjera
    Lifestyle28 Prill 2024
    Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse sipas ekspertëve...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Nuk është sekret se ulja në tryezë gjatë gjithë ditës mund të ketë disa pasoja serioze shëndetësore-nga dhimbja e shpinës në çështje...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ulin besimin që keni në vetvete....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tre të rinj e kanë rrahur një 16-vjeçar në Elbasan duke e goditur me grushte dhe shkelma. Në njoftimin e policisë bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.