×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit mbajti takimin e pestë, u diskutua rreth zbatimit të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit

    FrontOnline
    25 Shtator 2019

    Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit sot mbajti takimin e pestë gjatë këtij viti për të diskutuar për raportimin e mbikëqyrjes së zbatueshmërisë së Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit 2016-2020, si dhe për përgatitjen e Raportit vjetor 2019 të Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme qeveritare, të rregullatorëve,  si dhe të organizatave jo-qeveritare. Po ashtu, si vëzhgues, morën pjesë edhe përfaqësuesit e projektit të Komisionit Evropian “ Lëvizja e Lirë e Mallrave” FMG.

    Nga diskutimet e të pranishmëve u mor vendimi që për mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit 2016-2020 të kërkohet nga institucionet përkatëse, që janë të përfshira në këtë program, të përpilohet raporti përfundimtar në fund të vitit rreth zbatimit të objektivave të parapara sipas programit të Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Për këtë pikë, Këshilli vendosi me unanimitet që Lëvizja FOL dhe Instituti GAP, pasi që janë anëtarë të këtij këshilli,  ta përgatisin kërkesën që do t’iu dërgohet institucioneve përkatëse për raportim mbi zbatimin e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe do të bëjnë mbledhja e të dhënave për raportin final, që do ta përgatisë Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit.

    Gjithashtu, në këtë takim, u diskutua edhe gjendja aktuale në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, në fusha specifike si:  sektori energjetik, sektori i derivateve dhe sektori financiar dhe sektorë të ndryshëm vitalë për konsumatorët.

    Në fund u diskutua edhe për mundësitë e asistimit tek organizatat donatore, që gjatë aplikimit të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit në fonde të ndryshme tek donatorët të mund të gjenden forma mbështetëse dhe më të lehta për t’i përkrahur këto organizata.

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të angazhohet vazhdimisht në mbështetje të konsumatorëve. / Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.