×
  • Kronika
  • Kronika

    6 vjet burg për policin që abuzoi seksualisht me nxënësen me aftësi të kufizuara

    FrontOnline
    07 Korrik 2021

    Është dënuar me gjashtë vjet burgim, zyrtari policor, R. Sh., i akuzuar për sulm seksual ndaj një të miture me aftësi të kufizuara në Kamenicë.

    Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

    “Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur aktgjykimin akuzues ndaj zyrtarit policore për veprën penale ‘sulm seksual’,. Ai është dënuar me gjashtë (6) vjet burgim. Palët kanë të drejtë ankese”, ka konfirmuar ai.

    Në prill të këtij viti, zyrtari policor i Njësisë së Trafikut në Rajonin e Gjilanit, Shillova, ishte arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të miture.

    15-vjeçarja me aftësi të kufizuara mendore ëishte sulmuar seksualisht nga një polic për mbi pesë muaj. I dyshuari është një 56-vjeçar me inicialet R.Sh, derisa ngjarja ka ndodhur në Kamenicë.

    Nga Komuna e Kamenicës  patën thënëse rasti është zbuluar pas implementimit të reformës për arsim në këtë komunë.

    Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rashiti, pati deklaruar se ata kanë angazhuar psikologë, pedagogë e asistentë për persona me nevoja të veçanta dhe se në këtë mënyrë është zbuluar edhe ky rast.

    “Atëherë si institucion na duhet të jemi shumë të kujdesshëm përderisa procesi është hetim, por në këtë rast mundem të ju konfirmoj që nga implementimi i reformës në arsim në Komunën e Kamenicës, kemi angazhuar psikologë, pedagogë e asistentë për persona me nevoja të veçanta.

    Ky organizim arsimor ndryshe, ka filluar të identifikojë një problem të tillë si dyshim për abuzim seksual. Vet sistemi i krijuar prej nesh, përmes rrugëve zyrtare të komunës dhe organeve të shtetit, ka arritë të shpërfaqë një sulm të tillë”, thuhet në përgjigjet e Rashitit.

    Raportohet se një kompliment i një punonjëse të shkollës që ka zbuluar gjithë rastin.

    Ajo e kishte përgëzuar të miturën, e ajo i ishte kthyer duke i thënë se ashtu i thotë edhe polici.

    Më pas, punonjësja e shkollës e ka pyetur se për cilin polic bëhet fjalë, por 15-vjeçarja s’ka treguar. Pas kësaj, mësuesja e ka përcjellur të miturën dhe e ka inicizuar momentin kur është takuar me policin. Këtë incizim, ajo më pas e ka dërguar në polici dhe më pas kanë nisur hetimet.

    Në dosjen e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, thuhet se zyrtari policor R.Sh., nga nëntori i vitit 2020 deri më 20.04.2021, është takuar disa herë në banesën e të dëmtuarës (e mitur), me aftësi të kufizuar mendore dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar sulm seksual.

    Sipas prokurorisë, zyrtari policor ka puthur të dëmtuarën në fytyrë, në buzë dhe në pjesën e gjoksit.

    “…dhe atë përqafimet me të si dhe prekjet në zonat intime dhe këto veprimet i ka përsëritur në intervale të ndryshme kohore”, thuhet tutje.

    Prokuroria thekson se i pandehuri ka pasur njohuri për moshën dhe gjendjen shëndetësore të të dëmtuarës, por megjithatë ndaj të njëjtës shpesh herë ka kryer sulmin seksual.

    “Dyshimi i bazuar se i pandehuri, e ka kryer veprën penale që i vihet në barrë rezulton nga kallëzimi penal i Inspektoratit Policor të Kosovës”, thekson prokuroria.

    Petrol Company zbret çmimet në Ditën e Verës: Benzinë 1.70 euro dhe Diesel 1.85 Euro për litër
    Nga Rubrika
    Kronika22 Tetor 2024
    Gjykata e Apelit përmes vendimit të 9 tetorit 2024 ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit ishte konfirmuar...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar një video të një të dyshuari për “Vjedhje të rëndë”. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...
    Kronika22 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas angazhimeve operative dhe hetimore në terren dhe në koordinim me...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka shkruar se Amerika qëndron përkrah Kosovës, ndërsa Serbia është me BRICS dhe është armiku ynë. Ai këto...
    Sport22 Tetor 2024
    Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka filluar parapërgatitjet për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025 të kësaj grupmoshe, të cilat...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Deputetja Monika Kryemadhi, në lidhje me problemet familjare me ish-bashkëshortin Ilir Meta, u shpreh se dëshira për të luftuar korrupsionin dhe denoncimet...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e projektit nga Këshilli i Evropës “Nxitja e kohezionit shoqëror duke...
    Vip22 Tetor 2024
    Diana dhe Arioni ndan sot kohë me njëri-tjetrin tek kuzhina. Ata shkëmbënin biseda ku temë qe konsumimi i tepërt i cigares, transmeton...
    Lajme22 Tetor 2024
    Mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë euro, u sekuestruan të hënën në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, pas një operacioni policor. Lidhur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.