×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministria e Integrimit: Paguajmë mbi 23 mijë euro qira në muaj për zyre dhe mbi 3000 euro për vetura

    FrontOnline
    02 Tetor 2019

    Ministria e Integrimit Evropian, e cila udhëhiqet nga ministrja në largim Dhurata Hoxha, ka disa muaj që ma marrë me qira një objekt privat për të cilin paguan mbi 23 mijë euro në muaj, raporton portali “Front Online”.

    Në raportin e shpenzimeve për muajin gusht 2019 të Ministrisë së Integrimit, shpenzimet mujore për qira figurojnë mbi 55 mijë euro në muaj.

    Por, zyrtarë të kësaj Ministrie i kanë deklaruar “Front Online” se në këtë shumë është paguar qiraja për shfrytëzimin e objektit privat për dy muaj (korrik dhe gusht), pasi që, sipas tyre, qiraja mujore që ia paguajnë kompanisë private “Ramiz Sadiku SHPK” është 23 mijë e 14 euro.

    Në objektin e kompanisë private “Ramiz Sadiku SHPK” ka kaluar stafi i Ministrisë së Integrimit, përpos kabinetit të ministres Dhurata Hoxha, e cila është duke qëndruar ende në objektin e vjetër, në kuadër të institucioneve shtetërore.

    Përpos qirasë për shfrytëzimin e objektit privat, Ministria e Integrimit paguan mbi 3000 euro në muaj edhe për shfrytëzimin e makinave, etj.

    Pagesa e qirasë për muajin korrik 23.014 € (është paguar ne fillim te gushtit) dhe pagesa e muajit gusht 23.014 € është paguar ne fund te gushtit. Gjithashtu ne muajin gusht është bërë edhe për British Council për implementimin e projektit Young Cell Scheme,  si dhe pagësa e qirasë për shfrytëzim te sallës ne Sirius 200 euro,  qiraja për përdorim te makinave 3.032.84€ dhe qiraja për pajisje 88.60€”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Integrimit Evropian për “Front Online”.

     

     

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.