Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Ferizaj nën dyshimin për marrje të prostitucionit.
Sipas raportit të policisë në pranga është vënë një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë dhe një e dyshuar femër kosovare.
Të njëjtit janë zënë në flagrancë duke kryer veprën e lartcekur.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë një e dyshuar femër kosovare pasi që janë zënë në flagrancë duke kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.