×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Shpallet i pafajshëm i akuzuari për vrasjen e ish-kryeshefit të Policisë në vitin 2004

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë, Heset Salihaj.

    Ai u shpall i pafajshëm për veprën penale nga neni 147, paragrafi 9 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, i cili nen parasheh dënimin prej së paku dhjetë vjet burgim apo burgim afatgjatë.

    Aktgjykimi është shpallur të enjten, nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi.

    Ndryshe, ky rast ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit.

    Heset Salihaj u lirua nga akuza se me 21 tetor 2004, rreth orës 01:30, në Ferizaj, me dashje kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Nezir Sherifi, ish kryeshef i Policisë së Kosovës, në periudhën e paraluftës në Kosovë.

    Aty thuhet se në rrugën “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, derisa i ndjeri ishte duke u kthyer në shtëpinë e tij, Salihaj me armë ka shti disa herë në drejtim të tij dhe me atë rast nga lëndimet e marra vdes në vendin e ngjarjes, ndërkaq Salihaj ikë nga vendi i ngjarjes mirëpo, në vendin e ngjarjes i mbetet portofoli me dokumentet personale dhe atë: letërnjoftimi, patentë – shoferi dhe disa fotografi personale. /BetimipërDrejtësi

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Hisen Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, tha se vizita e O’Brien-it në Kosovë ka...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e...
    Lajme21 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull...
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Vullneti është shprehur me ironi se nuk dëshiron të merret me fansa të këngëtarit Gold AG, derisa ka thelluar edhe më tej...
    Vip21 Tetor 2024
    Gazetari Vullnet Krasniqi ka dhënë komente lidhur me përplasjen që pati me aktorin Rrezart Veleshnja. Krasniqi tha se për të, Rrezi nuk...
    Vip21 Tetor 2024
    Burimi nuk ka pranuar të viktimizohet sonte me rastin e një momenti kur Rezarti e imitonte në një situatë ndërsa ai vepron....
    Vip21 Tetor 2024
    Në Prime të Big Brother Vip Kosova po vazhdon të diskutohet lidhur me debatin mes aktorit Rrezart Veleshnja dhe Gresës. Kësaj radhe,...
    Vip21 Tetor 2024
    Në debatin Rezi-Gresa, është përfshirë edhe banorja tjetër, Xheneta e cila poashtu ka pasur debat me Gresën Xheneta thotë se nuk ia...
    Vip21 Tetor 2024
    Po vazhdon debati brenda shtëpisë së Big Brother mes dy konkurrentëve, Vullnetit dhe Rrezart Veleshnjës. Sipas gazetarit Krasniqi, Rrezi po shkon në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.