×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Takimi Kurti-Vuçiq dështim i madh

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte një dështim i madh i llojit të vet, pa platformë, pa vizion, pa strategji.

    Hoxhaj  ka folur edhe për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti, vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ si dhe për zgjedhjet në PDK-së dhe zgjedhjet lokale.“Takimi i djeshëm nuk ka qenë asgjë tjetër veçse tubim elektoral, e jo përfaqësim shtetëror”, tha Hoxhaj.

    “Takimi ka qenë një dështim i llojit të vet, një performancë elektorale në stilin e tij populist, dhe nuk i shërben interesave të Kosovës. Unë mendoj që dje ka qenë një dështim i madh”.

    Ai u shpreh se qytetarët duhet ta kuptojnë që në një kontekst më afatgjatë, sipas tij me qëndrimin e mbajtur në këtë takim, Kurti e ka betonuar konfliktin e ngrirë.

    “Unë mendoj se me qasjen e djeshme është betonuar konflikti i ngrirë, statusquo-ja dhe kjo nuk është në interes të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë se kjo i dëmton interesat strategjike të tyre”, u theksoi Hoxhaj.

    Sipas tij, dje Kurti është prezantuar pa vizion, pa strategji e pa platformë.

    “Ato katër pikat e tij janë një radhitje e çoroditur e pritjeve të Kosovës, janë probleme reale të Kosovës. Por, mendoj që njohja e ndërsjellët, anëtarësimi i Kosovës në OKB është pikënisja dhe pikëmbarimi e cila i zgjedh të gjitha problemet e tjera dhe unë kam prit që në një takim të tillë, z.Kurti të shkon i përgatitur politikisht, përmbajtësish dhe në rrafshin diplomatik, asnjëra nga këto nuk ka ndodh”, u shpreh Hoxhaj.

    Hoxhaj i PDK-së, u shpreh se pika e parë e propozuar nga Kurti në Bruksel është hajgare.

    “Për shembull pika e parë, ajo është hajgare. Ka mund të merret edhe farë amandamenti të marrëveshjes së Kiotos. Mendoj se këto janë aranzhime që tejkalojnë kapacitetet e Kosovës”, u shpreh Hoxhaj, për Telegrafin.

    Ai u shpreh se Kurti dhe Qeveria e Kosovës qëllimshëm janë duke e humbur këtë momentum diplomatik dhe sipas tij procesi i dialogut është rikthyer prapa në vitin 2011.

    “Unë kam frikë që këtë momentum ideal diplomatik që ka Kosova në vitin 2021, zotëri Kurti dhe qeveria e tij qëllimshëm, për arsye elektorale të zgjedhjeve komunale dhe për arsye komunistë, Kosova këtë momentum është duke e humbë. Këtë nuk po e them vetëm si kryetar i PDK-së, por edhe si një njeri i cili e njeh politikën e jashtme. E ka rikthyer dialogun në vitin 2011”, u shpreh Hoxhaj.

    Sa i përket çështjes së të pagjeturve, Hoxhaj theksoi se kjo është një temë e cila është mbyllur në vitin 2020, kur ka qenë kryeministër, Avdullah Hoti.“Unë me sa e di, çështja e të pagjeturve si temë është pothuajse e mbyllur, e ka mbyllur kryeministri Hoti. Diplomatët të cilët e kanë vizituar Kosovën, ma kanë thënë në mënyrë të qartë se çështja e të pagjeturve është mbyllur në vitin 2020”, theksoi Hoxhaj.Hoxhaj tha se “ftojmë Kurtin të jetë serioz në një temë të tillë, meqë interesi i Kosovës kërkon që interesi i Kosovës rezon shtetëror”, theksoi ai.

    “Ku ka rezon shtetëror në takimin në Bruksel. Katër pika, pa plaatformë, pa vizion, pa strategji, nuk e dinë as anëtarët e Qeverisë se çka ka biseduara z.Kurti në këtë takim, nuk e dinë as deputetët e as opozita”, tha Hoxhaj.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Korrik 2025
    I plagosuri në Vushtrri ka marrë lëndime serioze nga arma e zjarrit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Gorovri,...
    Lajme12 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të...
    Lajme12 Korrik 2025
    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C....
    Lajme12 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, po kalon në një moment të ngërçit politik. Analistët...
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.