×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet të mos procedohet votimi i Komisionerit për Informim dhe Privatësi

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Organizatat dhe aktivistët e poshtëshënuar, pas mbledhjes së dëshmive shtesë rreth kandidatit Enver Bujari për Komisioner për Informim dhe Privatësi, kërkojnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë në pushtet që të mos e procedojnë tutje këtë proces.

    Pas dyshimeve që z.Bujari ka ndryshuar të dhënat për përvojën e punës dhe edukimit, përmes te drejtës së qasjes në dokumente publike, ne kemi siguruar dosjen e plotë te aplikimit të tij.

    Sipas dokumenteve të ofruara rezulton që z.Bujari nuk ka ofruar dokumentin që dëshmon mbi përvojën e punës, ashtu siç është kërkuar me konkurs dhe ligj, por vetëm raportin e Trustit Pensional. Ky dokument është i rëndësishëm sepse për këtë pozitë kërkohet që kandidatët të kenë: Të kenë, së paku, tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat, së paku, pesë (5) vite përvojë në pozita udhëheqëse, dhe vetëm me raportin e Trustit Pensional një gjë e tillë nuk mund të dëshmohet.

    Në mungesë të këtyre dëshmive, deputetët e panelit intervistues – të përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë tjera në pushtet- nuk është dashur që të ftonin z.Bujari fare në intervistë.

    Përgjegjësia për të kontrolluar dosjen i takon deputetëve të panelit intervistues. Për këtë dështim, ne mbajmë përgjegjës këta deputetë: Fatmir Humolli, Shqipe Mehmeti Selimi, Mefail Bajqinovci, Enver Dugolli dhe Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Erxhan Galushi dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Slavko Simić nga Lista Serbe.

    Duke ditur që z.Bujari nuk e ka dorëzuar aplikacionin e plotë, aplikacioni i tij duhet të konsiderohet si i pavlefshëm.

    Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon që seances plenare t’i paraqiten tre kandidatë. Pavlefshmëria e aplikimit të z.Bujari lë në garë vetëm dy kandidatë, në kundërshtim me ligjin në fjalë.
    Kujtojmë që ky proces është shoqëruar me më së shumti parregullësi, duke filluar nga perbërja e panelit në kundërshtim me praktikën parlamentare, jotransparenca gjatë vleresimit të kandidatëve dhe vleresimi i lartë i kandidatitët qe nuk ka përformuar më së miri ne intervistë.

    Komisioneri për Informim dhe Privatësi do të jetë personi më i rëndësishëm në Kosovë në mbrojtjen e të dhënave personale dhe garantimin e qasjes në dokumente publike. Ai duhet të jetë profesional, pa ngjyrosje politike dhe me integritet të lartë. Shpresojmë që Lëvizja Vetvendosje do të reflektojë dhe nuk do të rrezikojë një institucion kaq të rëndësishëm.

    Ndërkaq, për dy kandidatët e tjerë, Krenare Sogojeva Dermaku dhe Edon Miftari jemi në pritje të marrjes së dosjes së plotë nga Kuvendi i Kosovës.

    FOL
    Flutura Kusari
    GLPS
    KDI
    KCSF
    Çohu
    D4D

    Nga Rubrika
    Lajme11 Korrik 2025
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se më 18 korrik do të mbajnë Kongresin e radhës,...
    Lajme11 Korrik 2025
    “Betimi për Drejtësi” raporton se tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar: Komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi; Komandanti në Suharekë,...
    Lajme11 Korrik 2025
    Gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Blerim Haxhiaj, ka reaguar pasi organizata joqeveritare ku figuron si themelues, e të cilën e drejton...
    Të tjera
    Lajme11 Korrik 2025
    Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat...
    Lifestyle11 Korrik 2025
    Dashi Financiarisht, mund të keni shpenzime të papritura. Në punë, do të keni mundësi për bashkëpunim dhe njohje. Në çështjet e dashurisë,...
    Opinione11 Korrik 2025
    Shkruan: Adri Nurellari Në pranverën e vitit 1831, një aristokrat i ri francez, vetëm 25 vjeç, Alexis de Tocqueville, hipën në një...
    Lajme11 Korrik 2025
    Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Lëvizja për Bashkim ka shuar aktivitetin e saj politik, shkruan Reporteri.net. Kryetari i kësaj partie, Valon Murati, përmes një letre përshëndetëse, ka...
    Lajme11 Korrik 2025
    Christopher Landau, zëvendësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio është takuar me presidenten Vjosa Osmani e cila po qëndron për vizitë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.