×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian

    FrontOnline
    16 Qershor 2021

    Bashkimi Evropian duhet të flasë me një zë ndaj Rusisë, me të cilën nuk mund të llogarisë në përmirësimin e marrëdhënieve së shpejti, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell, ndërsa samiti amerikano-rus u mbajt në Gjenevë.

    “Rusia nuk dëshiron të flasë me Bashkimin Evropian, ajo preferon të flasë drejtpërdrejt me disa anëtarë që janë të rëndësishëm në sytë e saj. Bashkimi Evropian duhet të tregojë unitet në mënyrë që ta detyrojë Rusinë të flasë me të”, tha Borrell.

    Ai paraqiti një dokument mbi marrëdhëniet e BE-së me Rusinë të mërkurën me rekomandime se si të përmirësohet zbatimi i politikës evropiane ndaj Rusisë. Krerët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë këto rekomandime në një samit javën e ardhshme.

    “Nëse vendet anëtare i miratojnë këto rekomandime, ata do të duhet të sigurojnë që ato të ndiqen dhe të mos lejojnë që Rusia të na ndajë”, tha Borrell.

    Ai theksoi se marrëdhëniet e mira midis BE-së dhe Rusisë nuk duhet të priten shumë shpejt.

    “Në rrethanat aktuale, një partneritet i ri midis Rusisë dhe BE-së, i cili do të lejojë një bashkëpunim më të ngushtë, duket një e ardhme e largët”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teksas, duke thënë se kanë humbur jetën 135 persona. Kjo është rreth...
    Bota/Rajoni11 Korrik 2025
    Popullsia e Bashkimit Evropian ka arritur në një rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, të nxitur kryesisht nga migracioni, sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Migrimi drejt Bashkimit Evropian e çoi popullsinë e bllokut në një shifër rekord prej 450.4 milionë banorësh vitin e kaluar, treguan të...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën. Ai do të pritet...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot me fillim në ora 11:00, para stacionit policor në Lipjan do të mbahet protesta paqësore me moton “Drejtësi për Agonin”. Kjo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, e shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...
    Lajme11 Korrik 2025
    Komuna e Prizrenit ka shprehur publikisht falënderim për Njësinë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës pas incidentit të ndodhur në objektin e...
    Lajme11 Korrik 2025
    Personi që ditë më parë u rrah nga policia në Klinë, Driton Krasniqi, është arrestuar sërish, për një vepër tjetër penale. Këtë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.