×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dil jashtë, mos rri këtu”, paraburgim për prizrenasin që deshi ta dëbojë nënën nga shtëpia

    FrontOnline
    10 Qershor 2021

    Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për një person që e kapu për krahu nënën e tij dhe deshi ta dëbojë nga shtëpia.

    Sipas njoftimit i dyshuari pas një mosmarrëveshje me nënën e tij, e kishte kapur për krahu atë, e kishte shtrënguar dhe i kishte thënë që të dal nga shtëpia.

    Me datë 5 qershor, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që  pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, i pandehuri T.K., fillimisht e ofendon nënën e tij dhe pastaj i drejtohet me fjalët  “dil jashtë, mos rri këtu,” më pas e kap për krahu dhe e shtrëngon me forcë me qëllim për ta dëbuar jashtë shtëpisë , me të cilat veprime tek e dëmtuar ka shkaktuar shqetësim”, thuhet në njoftim.

    Postimi i plotë:

    Prizren, 10 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 08.06.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 07.07.2021, ndaj të pandehurit T.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale të: dhunës në familje nga neni 248  par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit T.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

    – Me datë 5 qershor, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, me dashje kryen dhunën ose keqtrajtimin fizik dhe psikologjik apo emocional, me qëllim të cenimit të dinjitetit të të dëmtuarës – nënës së tij, në atë mënyrë që  pas disa mosmarrëveshjeve paraprake, i pandehuri T.K., fillimisht e ofendon nënën e tij dhe pastaj i drejtohet me fjalët  “dil jashtë, mos rri këtu,” më pas e kap për krahu dhe e shtrëngon me forcë me qëllim për ta dëbuar jashtë shtëpisë , me të cilat veprime tek e dëmtuar ka shkaktuar shqetësim.

    – Kurse me datë 07 qershor, pas disa mosmarrëveshjeve paraprake lidhur me jetën e tyre të përbashkët në familje,, i pandehuri në gjendje të dehur e keqtrajton emocionalisht nënën e tij, me fjalët “ po du vetë me jetu, kam me ju mbytë krejtve, ti shko në polici me më lajmërua, por unë kur të dal kam me ju mbytë krejtve”, ndërsa ndërmerr veprimin që ta keqtrajtoj fizikisht të dëmtuarën e cila ik në dhomën e saj, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim.

    Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

    Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, duke marrë parasysh se i pandehuri ka ushtruar dhunë brenda familjes së tij ndaj viktimës së ndjeshme – nënës së tij, dhe nga sjellja e mëparshme e të pandehurit i cili është i regjistruar edhe si kryerës i shumë veprave penale të kësaj natyre.

    Andaj, nga të lartë cekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprave tjera penale.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” në veri të vendit. Siç pohon policia,...
    Lajme20 Maj 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Jakup Nura, thotë për FrontOnline se subjekti i tij politik, është i gatshëm të shkoj në zgjedhje....
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti e priti në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad....
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për keqmenaxhimin e parasë publike. Deputeti i kësaj partie,...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, për FrontOnline ka folur rreth opsionit të mundshëm për të shkuar në zgjedhje të parakohëshme. Ai thotë se...
    Lajme20 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës i ka njoftuar kafenetë dhe restorantet se mund t’i tërheqin në objektin e vjetër të komunës certifikatat në të...
    Lajme20 Maj 2024
    Partitë politike po i ‘’fërkojnë’’ duart çdo ditë e më shumë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deri më tani...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për sektorin e bletarisë përmes subvencioneve dhe granteve arrin në 8.5 milionë euro....
    Vip20 Maj 2024
    Modelja e njohur, Kendall Jenner ka nisur sot ditën goxha joshëse. Duke fotografuar vetën në pasqyrë, ajo është shfaqur e zhveshur komplet....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.