Një punëtor ka pësuar lëndime në rrethana ende të panjohura në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur dje në mesditë.
Viktima pas tretmanit në emergjencë në Ferizaj, nga familjarët është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa gjendja e viktimës sipas mjekëve është stabile.
Kurse, rasti është duke u hetuar./FrontOnline