×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Në Fushë Kosovë dhe Obiliq arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

    FrontOnline
    03 Qershor 2021

    Në dy operacione të ndara Policia e Kosovës, në Fushë Kosovë dhe Obiliq ka arrestuar tre persona të dyshuar për  vjedhje.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se hetuesit policor  të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, respektivisht stacioni në Fushë Kosovë dhe Obiliq, po vazhdojnë Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve.

    Dy nga këto operacione të realizuar sot, ku janë arrestuar 3 persona të dyshuar për vjedhje.

    Personi i parë i arrestuar është  F. S. mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet të jetë i  përfshirë në një rast të  vjedhjes së rëndë që kanë ndodhur me 06.05.2021, në një objekt në Zonën Industriale në Fushë Kosovë.

    Ndërsa dy personat e tjerë të arrestuar janë  N. I. mashkull, 42 vjeç dhe B. I. mashkull, 46 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët nga njësitet policore të Obiliqit, janë arrestuar në flagrancë, menjëherë pasi ishin larguar nga një market ku kishin kryer një vjedhje.

    Ndaj personave të arrestuar në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në të cilat dyshohet të jenë të përfshirë, thuhet në njoftimin e Policisë.

     

    https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4175172529209918

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe mbrojtësit të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur një konkurs për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Siguri Kibernetike. Zëvendësministri Bardhyl Dobra...
    Lajme21 Tetor 2024
    Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Azi, James O’Brien, dhe kryeministrit Kurti. ZKM ka njoftuar se...
    Të tjera
    Lajme21 Tetor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës. Në komunikatën për media bëhet e ditur se themelimi...
    Lajme21 Tetor 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevzadit, i cili është i dyshuar si njëri nga administratorët e...
    Sport21 Tetor 2024
    Presidenti i Llapit, Beqir Batatina konsideron se klubi i tij është dëmtuar në këtë fillim sezoni në Superligë. Kreu i klubit llapjan...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e radhës me qytetarë në qytetin e Podujevës. Edhe...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, në një intervistë për RTS ka thënë se pret që të...
    Kronika21 Tetor 2024
    Si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë, një person ka mbetur i vdekur. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.