×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kjo pije është antioksidues pakrahasueshëm më i fortë se çaji jeshil

    FrontOnline
    03 Qershor 2021

    Rigoni i egër konsiderohet si një nga antibiotikët dhe antioksiduesit më efektivë dhe u përdor si ilaç në Greqinë e lashtë. Si përbërës aktiv i tij, përmban kuarc, i cili i jep efektet antioksiduese, antiseptike, antifungale, antiparazitare, antifungale, antibakteriale, antivirale dhe shumë të tjera.

    Forcon imunitetin

    Mënyra më e lehtë për ta konsumuar është në formën e çajit ose si vaj. Përdoret më së shumti për infeksione të vazhdueshme bakteriale me Esheriakoli. Përdoret gjithashtu për të forcuar imunitetin, si dhe në sëmundjet e organeve të tretjes dhe të frymëmarrjes. Ka shumë mënyra për të konsumuar rigon të egër, dhe ne veçojmë dy ato më të thjeshtat për ju. Hidhni një lugë çaji gjethe rigoni të copëtuar dhe të thatë me 20 ml ujë të vluar, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta.

    Doza e rekomanduar ditore është tre herë, çdo herë para vaktit. Vaji i rigonit të egër përdoret për 10 ditë gjatë muajit, sipas formulës 3 x 2 pika në ditë. Shpërndani tre pika vaj rigoni në një lugë gjelle vaj të ngrënshëm (luledielli, ulliri, kokosi …). Pihet pas vaktit.  Ky ilaç nuk rekomandohet për njerëzit që janë anemikë ose kanë problem me mpiksjen, sepse çon në përthithjen e ngadaltë të hekurit, dhe për këtë arsye gjatë terapisë me vaj rigoni, bëni kujdes të merrni më shumë hekur se zakonisht. Vaji mund të përdoret gjithashtu si një thithje. Në gjysmë litri ujë të zierë shtoni një pikë vaj rigoni dhe thithni me kujdes, sytë mbyllur. Shkencëtarët kanë vërtetuar se vaji i rigonit të egër është 337 herë antioksidues më i fortë se çaji jeshil, 130 herë më i fortë se limoni dhe 30 herë më i fortë se hudhra./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Korrik 2025
    Ja pse duhet të shmangni ngrirjen dhe konsumimin e lëvores së limonit të tërë Limoni është në përgjithësi shumë i shëndetshëm dhe...
    Lifestyle24 Korrik 2025
    Astrologia Helena Hathor, thotë se disa shenja të horoskopit do të kenë fat me paratë në gjysmën e dytë të vitit 2025....
    Lifestyle23 Korrik 2025
    Mund ta keni pyetur veten pse ju dhe vëllezërit e motrat tuaja jeni kaq të ndryshëm. Ju jeni rritur në të njëjtën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i organit përgjegjës...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Ndërsa ndihmat e diskutueshme nga ajri rifilluan në disa pjesë të Gazës të dielën, disa palestinezë folën për vështirësitë e tyre për...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, ku u...
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë muajit maj, dy kongresiste amerikane qëndruan për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Më 30 maj në Prishtinë, republikania Claudia Tenney dhe...
    Lajme27 Korrik 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar kandidaturën e Abdyl Gashit për kryetar të Komunës së Artanës. Sipas VV-së, “Abdyl Gashi është kandidati që përfaqëson...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.