×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Theri dy persona në Prishtinë, arrestohet 22 vjeçari që u keqtrajtua nga polici Haris Kelmendi

    FrontOnline
    01 Qershor 2021

    Është arrestuar Leotrim Rama, 22-vjeçari, që ishte keqtrajtuar brenda stacionit policor nga polici Haris Kelmendi.

    I njëjti dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ishte përfshirë në një rrahje në Prishtinë, me ç’rast u ka shkaktuar lëndime trupore me mjet të mprehtë dy personave, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

    Pas intervistimit 22-vjeçari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij janë iniciuar rastet “vrasje në tentativë” si dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar, Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale të Prishtinës.

    “Më datë 01.06.2021, rreth orës 00:05, është raportuar për një përleshje fizike në mes të disa personave të ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

    Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarin;  L.R, 22 vjeç, shtetas Kosovar.

    Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, i dyshuari me një mjet të mprehtë u ka shkaktuar lëndime trupore dy viktimave të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Ndërkohë që i dyshuari është arrestuar, ai ka marrë trajtimin e nevojshëm nga mjekët emergjent si dhe ka rezultuar të jetë nën ndikim të alkoolit. Me rekomandimin e prokurorit të shteti i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastet vrasje në tentativë si dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka deklaruar Borovci./FrontOnline

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mospjesëmarrja e deputetëve të mazhorancës në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme përbën një...
    Lajme17 Tetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kujtuar ish-ambasadoren amerikane, Tina Kaidanow, e cila vdiq dje. “I pikëlluar për vdekjen e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Integrim Evropian, nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi pret reflektim nga shteti i Bosnjës pas vendimit të Qeverisë...
    Të tjera
    Lajme17 Tetor 2024
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se hendeku mes dy...
    Kronika17 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka kryer dje bastisje në një shtëpi në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express. Sipas policisë gjatë kontrollit kontrollit kanë gjetur...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një i mitur është therur dje me thikë në qytetin e Mitrovicës, përcjell Gazeta Express. Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman...
    Kronika17 Tetor 2024
    Policia ka njoftuar për arrestimin e një të mituri në Podujevë, nën dyshimin se e ka therur me thikë një të mitur....
    Lajme17 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka kërkuar zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu që ta pyes kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa...
    Lajme17 Tetor 2024
    Agon Batusha nga VV-ja e vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.