Një këmbësor ka mbetur i lënduar në rrugën Ferizaj-Prishtinë, pasi që është goditur nga vetura.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:40, në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti, për FrontOnline.
Sipas saj, hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./FrontOnline