×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre anëtarëve të familjes nga Gjilani që vdiqën në Shqipëri, u ngordhi edhe qeni që nuk kishte ngrënë kërpudha

    FrontOnline
    09 Maj 2021

    Tre anëtarë të një familje kanë vdekur gjatë ditës së djeshme në Shqipëri, më konkretisht në Gjirin e Lalzit, ndërsa sipas raportimeve të para, shkaktar mendohet të jetë helmimi nga kërpudhat.Por, përveç kësaj, i çuditshëm është fakti që ka ngordhur edhe qeni i cili nuk ka ngrënë kërpudha.

    Kështu kanë deklaruar familjarët e tre të vdekurve në një konferencë për media ku kanë folur edhe për neglizhencë të mjekëve në Shqipëri.

    “Familja ka shkuar në shtëpi të vetë. Ajo është shtëpia jonë, babi është me dokumenta edhe shtetas i Shqipërisë. Ata janë infektuar prej disa ushqimeve që i kanë ngrënë. Diçka që është shqetësuese për neve dhe e papërballueshme është neglizhenca e mjekëve. Tre pacientë me shku me të njejtin simptomë dhe me u kthy në shtëpi me barna, nuk është adekuate. Pra pa analiza pa kurfar përkushtimi me e liru pacientin në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek. Ndërsa është e dyshimtë se edhe qeni ka ngordhur, ndërsa ai nuk ka konsumuar këpurdha, ai i ka ngrënë ushqimet e veta ndërsa është e dyshimtë se si ka ndodhur kjo”, ka treguar djali i viktimave.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Televizioni “Pink” ka shkruar për deklaratën si e quajnë skandaloze të Natasha Kandiq, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe Fondit Humanitar...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Lajme03 Maj 2024
    Gazetari shumëvjeçar, Halil Matoshi, për FrontOnline thotë se si pasojë e popullizmit, Liritë Civile kanë rënë globalisht. ‘’Si pasojë e popullizmit, sipas...
    Lajme03 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Rahovecit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjermania ka thirrur një të dërguar të lartë rus lidhur me një seri sulmesh kibernetike që synojnë anëtarët e socialdemokratëve në pushtet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.