Tri skuadrat që mund të kurorëzohen sot me titullin e kampionit janë Manchester City, Bayern Munichu dhe Beshiktashi.
Në këtë xhiro, “Qytetarët” përballen me Chelsean dhe në rast të fitores, shpallen kampion të Premierligës, shkruan FrontOnline.
Kjo do të jetë një ndeshje interesante duke e ditur se të dyja skuadrat do të luajnë mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve këtë muaj.
Nga ana tjetër, në Bundesliga, Bayern Munichu mund të shpallet sot kampion.
Në rast të fitores në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbachut, bavarezët e vazhdojnë dominimin në Bundesliga duke e fituar titullin e radhës.
Skuadra tjetër e cila mund të shpallet kampione sot është ajo nga Turqia, Beshiktashi.
Ndeshja derbi mes Beshiktashit dhe Galatasarayt do të zhvillohet sot, kur kanë mbetur edhe katër xhiro pa përfunduar liga./FrontOnline/