×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kosovarët të izoluar, Ministria e Integrimeve shpenzoi mbi 16.000 euro për një muaj në udhëtime zyrtare (Dokument)

    FrontOnline
    27 Shtator 2019

    Përkundër premtimeve të vazhdueshme për heqje të vizave me Bashkimin Evropian (BE), qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin lirshëm në Zonën Schengen, raporton portali “Front Online”.

    Derisa qytetarët po mbahen të izoluar, një fat të tillë nuk e përcjellë stafin e Ministrisë së Integrimit Evropian, e cila udhëhiqet nga ministrja në largim Dhurata Hoxha.

    Shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit për stafin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, sipas dokumentacionit që e posedon “Front Online”, vetëm për muajin gusht shkojnë në 16 mijë e 184 euro.

    Ministrja Hoxha disa herë u kishte premtuar qytetarëve të Kosovës heqjen e vizave me BE-në, madje kishte përmendur edhe fundin e vitit të kaluar për heqje të vizave, mirëpo një gjë e tillë nuk ka gjasë të ndodhë as në fund të këtij viti.

    Përndryshe, Front Online edhe dje ka publikuar raportin e shpenzimeve astronomike të Ministrisë së Integrimit Evropian.

    Nga buxheti i përgjithshëm i shpenzuar për muajin gusht (muajin e kaluar) prej 138 mijë euro, kjo Ministri vetëm për qira ka paguar 55 mijë e 349 euro, ka raportuar të enjten “Front Online”.

    Burime të “Front Online” kanë bërë të ditur se shumica e stafit të kësaj Ministrie është zhvendosur në një objekt privat me qira në Lagjen “Pejton” të Prishtinës, përderisa vetëm ministrja Hoxha dhe kabiteti i saj vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat ku kanë qenë më herët, në kuadër të institucioneve shtetërore.

    “Front Online” i ka dërguar pyetje Ministrisë së Integrimit Evropian se për cilat objekte është paguar mbi 55 mijë euro qira gjatë muajit të kaluar dhe me cilën kompani private kanë arritur një marrëveshje të tillë, por nga institucioni që e drejton Dhurata Hoxha nuk kanë kthyer kurrfarë përgjigje.

     

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.