×
  • Sport
  • Sport

    Renditja e UEFA-së për klubet, në këtë pozitë ndodhen Drita, Prishtina, Trepça ’89 dhe Gjilani

    FrontOnline
    01 Maj 2021

    Drita vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë në renditjen e Evropës për klube. UEFA ka publikuar listën e re të klubeve që janë paraqitur në arenën ndërkombëtare, derisa gjilanasit janë bindshëm skuadra më e mirë në Kosovë,.

    Pas kalimit të dy rundeve në Ligën e Evropës dhe kualifikimit në fazën e tretë të këtij kompeticioni ‘bardhekaltërit’ renditen në pozitën e 296 me 3500 pikë.

    Një sukses ky i jashtëzakonshëm për Dritën që prej kohësh duket se ka ‘liberalizuar vizat’ për Evropë dhe tashmë e ka trasuar këtë rrugë.

    Pas kampionëve në fuqi vjen Prishtina, e cila renditet në pozitën e 356 me 2250 pikë.

    Kryeqytetasit ishin të penalizuar këtë edicion, pasi që nuk arritën ta zhvillonin asnjë ndeshje për shkak të rasteve me “Covid-19”, kështu që nuk lëvizin fare në klasifikim.

    LISTA E UEFA

    Feronikeli qëndron në pozitën 387 me 1500 pikë. Gjilani renditet në pozitën e 413 me 1000 pikë, ndërkohë Trepça ’89 ndodhet një pozitë më poshtë me 500 pikë.

    Klubi më i suksesshëm shqiptar vazhdon të mbetet Shkëndija e Tetovës. ‘Kuqezinjtë’ renditen në pozitën e 133 me 9000 pikë të grumbulluara, teksa më pas vijnë Kukësi e Partizani.

    Nga Shqipëria në vendin e parë është Kukësi që pozicionohet në vendin e 194- t. Verilindorët kanë 6000 pikë dhe janë përpara Partizanit. Në vendin e dytë Partizani me 4250 dhe më pas Laçi, Skënderbeu. Vetëm në vendin e 338 Tirana që ka 2750 pikë njëlloj si Teuta.

    Në renditjen mbarëshqiptare, në vendin e parë qëndron Shkëndija e Tetovës, që renditet në vendin e 133 me 9000 pikë të grumbulluara. Kuqezinjtë që luajnë në elitën e Maqedonisë së Veriut, për vite me radhë, kanë luajtur në kualifikueset e për Kupat e Europës, ku i kanë shkuar shumë afër kualifikimit, por janë ndalur në fund, nga skuadra të mëdha si Milani apo Tottenham.

    Në klasifikimin e përgjithshëm lider vazhdon të mbetet skuadra gjermane Bayern Munich, e pasuar nga Real Madrid dhe Manchester City që ngritet në pozitën e tretë.

    Barcelona zbret në pozitën e katërt, ndërkohë që top-10 nuk ndryshon shumë./Sheshi/

     

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Sport08 Shtator 2024
    Futbollistët Edon Zhegrova, Florent Muslija si dhe portieri Arjanet Muriq, u përjashtuan sot nga grumbullimi me kombëtaren e Kosovës. Lidhur me këtë...
    Sport08 Shtator 2024
    Spanja e ka shijuar fitoren e parë në këtë sezon të garave në Ligën e Kombeve. Kampionët në fuqi të Evropës mundën...
    Sport08 Shtator 2024
    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45. Pas...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.