-->
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kroacia do ta ndihmojë FSK-në drejt transformimit në ushtri, reagon Vuçiq

    FrontOnline
    01 Maj 2021

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha sot se ushtria e Serbisë nuk është më e dobët se ushtritë e rajonit.

    Vuçiq ka komentuar deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë për ndihmën e shtetit kroat për FSK-në për transformimin drejt ushtrisë duke thënë se Kroacia nuk është më e fuqishme se Serbia. Sa i përket ndërtimit të bazës së FSK-në në Mitrovicë, presidenti serb tha se nuk do të luajnë me zjarr.

    Vuçiq ka thënë se duhet të vazhdohet me investime në ushtrinë serbe sepse është garantuesi kryesor për paqen dhe mbrojtjen ndaj ndonjë agresioni.

    “Gjithçka është e qartë sot se kush është i fortë, i fortë është ai që ka ekonominë më të fortë. Serbia ka një të ardhme të mrekullueshme, e fuqishme me ushtrinë”, ka thënë ai, shkruan Kurir.

    Vuçiq komentoi edhe ndërtimin e bazës së FSK-së në Mitrovicë, duke thënë se nuk do të luajnë me zjarr.

    “Mos u shqetëso. As mos flisni se si ata do të ndërtojnë baza të mëdha në Mitrovicën jugore, kështu që unë nuk di se çfarë t’u bëj serbëve. Serbia nuk është e dobët, madje as afër asaj se si ishte në 1999. Ose në 2008 dhe 2009. Ata që duan të luajnë me zjarr e dinë këtë. Më besoni nuk do të luajnë”, tha Vuçiq.

    Nga Rubrika
    Sport07 Gusht 2025
    Nga Liga e Kampionëve i ‘shporri’ Shkëndija! Tronditja që pësoi klubi më i trofeshëm rumun nga eliminimi prej ekipit shqiptar nga Tetova,...
    Sport07 Gusht 2025
    FIFA e ka përditësuar ranglistën sa i përket kombëtarëve në kategorinë e femrave. Kosova gjendet në vendin e 93-të. “Dardanet” janë ngritur...
    Sport07 Gusht 2025
    Baseli e fituar thellë derbin ndaj Young Boys në xhiron e katërt të ligës elitare zvicerane. Ata ngadhënjyen me rezultat 4:1 ndaj...
    Të tjera
    Lajme07 Gusht 2025
    Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren,...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës pasi të enjten dyshohet se kanë paguar me para false...
    Lajme07 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas protestës së sotme ndaj “padrejtësive në Hagë”. Haziri ka thënë se...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë mbështetje protestës së sotme të veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në...
    Lajme07 Gusht 2025
    Dhunë fizike dhe torturë kanë ushtruar ndaj bashkëmoshatares së tyre disa të mitura në Gjilan. Në pamjet e publikuara nga Nacionalja, dëgjohet...
    Lajme07 Gusht 2025
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali tha se protesta masive në Prishtinë rikonfirmoi, siç u shpreh ajo, indinjatën e thellë mbarëshqiptare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.