Golin e vetëm në ndeshje e realizoi mesfushori, Blend Baftiu.

Një incident ka ndodhur në takimin mes Ballkanit dhe Llapit, ku pas një ndërhyrje të Kushtrim Gashit ndaj Ahmed Januzit, dhe në kacafytje u përfshinë futbollistë e zyrtarë të dy skuadrave.

Nga kjo përleshje me të kuq u përjashtuan Ahmed Januzi dhe Kreshnik Gashi.

Klubi i Ballkanit ka publikuar një video të incidentit, ku shihet një pjesëtar i stafit teknik, Bekim Mulliqi, i Llapit teksa godet një futbollist të Ballkanit.