×
  • Sport
  • Sport

    Ish-futbollisti më i mirë në Kosovë: Fatkeqësisht ka manipulime në futboll, shpresoj që kjo skuadër ta fitojë titullin e kampionit

    FrontOnline
    28 Prill 2021

    Dukuritë negative apo thënë më mirë manipulimet eventuale të ndeshjeve të futbollit në Kosovë ka qenë tema kryesore e diskutimeve në vendin tonë kohëve të fundit.

    Xhiro pas xhiro, tifozët e futbollit kosovar “shpërthejnë” në akuza ndaj klubeve për dyshime të mundshme për manipulime, shkruan FrontOnline.

    Përkundër gjithë kësaj, organet kompetente nuk është se e kanë bërë ndonjë “hap” në këtë aspekt, derisa Federata e Futbollit e Kosovës po dënon klubet që po bëjnë akuza të ndryshme – rast konkret Ballkani i Suharekës.

    Në lidhje me atë nëse ka dhe ka pasur më herët manipulime të ndeshjeve në futbollin e Kosovës, FrontOnline ka kontaktuar ish-futbollistin më të mirë në Kosovë, Blerand Kurtishajn.

    Ish-anëtari i Trepçës ’89 e pranon se dukuri të tilla ekzistojnë në futboll.

    “Do të kisha dashur që kurrë të mos ndodhnin gjëra të tilla, por ka këso dukuri në futboll”, ka thënë fillimisht Kurtishaj, duke vazhduar:

    “Sa kam qenë unë pjesë e Superligës, në atë kohë edhe nuk kemi qenë të pranuar në UEFA, ndoshta ka pasur mundësi të kishte dukuri të tilla më shpesh”.

    Ai thotë se nuk e di ndonjë ndeshje ku ka qenë e kurdisur dhe ai ka luajtur në të, por që thotë se mund të ketë ndodhur pa dijeninë e tij.

    “Si çdo futbollist që hynë për ta fituar ndeshjen, ashtu edhe unë gjithmonë kam hyrë. Sa kam unë dijeni, nuk ka pasur, mirëpo mund të ketë ndodhur që kam marrë pjesë në këso dukuri pa e ditur fare”, theksoi 27-vjeçari.

    Kurtishaj që sot aktivizohet te Rain/Lech në Ligën e Katërt të Gjermanisë, thotë se manipulimet e ndeshjeve e dëmtojnë futbollin e Kosovës.

    “Këto dukuri e dëmtojnë shumë futbollin tonë, i cili për momentin para arenës ndërkombëtare është në një lloj testi që duhet kaluar pasi që jemi shtet i ri dhe duhet të tregojmë shembuj të mirë botërish”, tha ai.

    Se si duhen parandaluar këto dukuri, e tregon vetë Kurtishaj:

    “Mendoj se me këtë punë duhet të merret FFK-ja, ta krijojë ndonjë grup kundër kësaj dukurie dhe dënimi për këtë vepër të jetë shumë i rëndë.

    Për fund, ish-futbollisti më i mirë në Kosovë e ka komentuar edhe garën e ngushtë për titull në Kosovë, teksa shpreson që Ballkani të shpallet kampion.

    “Është mirë që për momentin po luftojnë tri skuadra për titull. Për mendimin tim, të tria skuadrat janë përafërisht të njejta nga cilësia edhe pse do të kisha dashur që kampion të jetë Ballkani pasi është klubi im i fëmijërisë”, përfundoi të mërkurën për FrontOnline Blerand Kurtishaj./FrontOnline/

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Sport12 Shtator 2024
    Paris Saint-Germain ka refuzuar t`ia paguajë sulmuesit të larguar Kylian Mbappe një shumë të kontestuar prej 55 milionë eurosh, pavarësisht rekomandimit të...
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Sport12 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna ka mbajtur konferencë të enjten. Por, ndër të tjera, ai ka folur për largimin e Arijanet...
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë dhe shtetet e tejra të NATO-s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë, në vitin 1999. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam, shkruan Reporteri.net. Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.