Tom Cruise dëshmoi se ai nuk është vetëm një hero aksioni në ekranin e madh, pasi nuk ngurroi të ndihmonte një kameraman i cili humbi ekuilibrin e tij në majë të një treni në lëvizje gjatë xhirimeve të skenave për “Mission Imposible 7”.
Ndërsa kameramani kishte veshur një parzmore, Tom 58 vjeç, e kapi për ta penguar atë që të binte më poshtë vagonit dhe e tërhoqi atë lart në mënyrë që të mund të gjente ekuilibrin e tij.
Tom, i cili luan spiunin Ethan Hunt në filmin që po xhirohet, u bashkua me ‘të dashurën’ e tij Hayley Atwell, 39 vjeçe, dhe çifti filmoi skena të guximshme që përfshinin vrapimin në majë të lokomotivës ndërsa ajo lëvizte. Tom, i cili gjithashtu mbante të veshur një parzmore për çdo rast sigurie, pa që kameramani ishte në telashe gjatë xhirimeve dhe u hodh në aksion.
Aktori u përkul për të tërhequr anëtarin e ekipit, i cili mbante një aparat fotografik të madh për të xhiruar skenat e mbushura me adrenalinë. Hayley kafshoi buzët ndërsa shikonte rënien nga vagoni poshtë, ndërsa anëtarët e tjerë të ekipit, të cilët ishin vendosur në skajin tjetër të kabinës duke xhiruar skenat e çiftit, gjithashtu u përpoqën të ndihmonin. Për fat, çdo gjë përfundoi pa pasoja dhe xhirimet kanë vazhduar pa problem. /FrontOnline/