Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rrahjen që ka ndodhur mbrëmë tek rruga “B”, në kryeqytet.
Policia ka bërë të ditur se në mesin e personave që janë përleshur mes vete, dy kanë qenë të mitur.
“Raportohet se ka ndodhur një përleshje në mes gjashtë të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë të mitur. Gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta. Në vendin e ngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë./FrontOnline/