Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Prishtinë.
Përmes, raportit 24 orësh Policia ka njoftuar se i njëjti akuzohet se ka kryer trafikim me njerëz.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një të arrestuar në Prishtinë.
“Prishtinë 21.04.2021 – 16:16. Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./FrontOnline/